Me siguri, nëse jeni ndeshur me llogarinë e Instagram-it të quajtur Kozmo Beauty dhe markën “Selen” keni qëndruar më gjatë nga ç’kishit menduar. Hasemi me qindra emra markash kozmetike, por asgjë që ngjan me produktet e “Selen”. Ju që nuk e dini, me siguri do pyesni çfarë është kjo dhe pse na qënka më e veçantë se çdo linjë tjetër produktesh kozmetike?
Vieë this post on Instagram
“Selen” është marka e parë me emra produktesh që flasin shqip! Pas kësaj linje, fshihet pasioni dhe dashuria për të bukurën e Arsidës, vajzës që u kthye nga Italia për të kthyer në jetë ëndrrën dhe kërkimet 10-vjeçare që përfunduan me “Selen” dhe gjithashtu themeluesen e Revista Kozmetike.
E diplomuar në Milano, në “BCM”- shkollën elitare të Bukurisë në Itali dhe gjithashtu në degën International Managament në Piacenza, Arsida tregon për Anabel.al se produktet me emra shqip ishin një ide që buroi nga malli dhe dashuria për vendin e saj.
“Selen është rezultati i një pune të gjatë. Nuk doja të improvizoja, por doja të sillja një brand të të njëjtit nivel me markat botërore, ndaj studiova për vite me radhë për të mësuar si ta realizoja. Në fund, kur u gjenda në fazën finale të prodhimit, ideja për të vendosur emra shqip, më erdhi natyrshëm. Sillja në mendje emocione, ngjyra, parfume dhe doja t’i jepja këtyre produkteve një identitet ku ta gjenin veten të gjitha vajzat teksa lyheshin.
Pse ta quaja “Sunset” një paletë sysh, kur mund ta quaja “Perëndimi”? Do t’i kujtoja të gjithave çastet më të bukura pranë një perëndimi buzë detit apo kujtime të tjera që lidhen me të. Doja një kutizë make up-i të mbushur me emocione shqip!”
Teksa tregon gjithë pasion për punën e shumë viteve, Arsida shton se “Selen” është mirëpritur dhe suksesi i markës ka qenë surprizues.
Paletat e famshme të “Selen”, lapsat e buzëve dhe furçat profesionale të make up-it janë të gjitha me emra shqip, aq sa emocionohesh vetëm duke i mbajtur në duar.
Vieë this post on Instagram
Ndjesia që vjen me “Selen” nuk ka të krahasuar me atë të një marke tjetër të famshme që e ka kushdo dhe s’do të thotë asgjë më shumë sesa një ngjyrë sysh!
Lapsi i buzëve “Mjalt” përshembull, duket se është i preferuari i vajzave për momentin, njësoj si paleta “Muzgu”, tonet e së cilës do t’ju kujtojnë absolutisht një moment të caktuar nga jeta juaj.
Tek “Selen” ishin përmbledhur me shumë kujdes të gjitha. Cilësia, identiteti unik dhe çmimi.
“Doja disa produkte me cilësi të mirë dhe çmime të përballueshme sepse teksa i bëja mendoja për atë studenten që ashtu si unë dikur kishte dëshirë të blinte make up-e e të eksperimentonte me to.”
Aktualisht, produktet e “Selen” po shiten në web-in kozmobeauty.al dhe pavarësisht vështirësive të krijuara nga pandemia, shitjet kanë kaluar përtej kufijve. Shumë vajza që jetojnë në Gjermani, Itali, Angli apo Francë zgjedhin make up-in që flet shqip për ta mbajtur në çantën e tyre.
Një paletë e tillë apo ky set-furçesh është ide perfekte edhe për dhuratë, pasi ndjesia që të jep sapo e merr në duar apo teksa zgjedh ngjyrën e preferuar me emrin që tingëllon aq shqip, të bën thjesht të ndihesh ndryshe!