Celebrity

Pas ndarjes, ish-i dashuri i Demi Lovato-s ka nisur një dramë të çuditshme online

Shkruar nga Anabel

29 Shtator 2020

Pas ndarjes, ish-i dashuri i Demi Lovato-s ka nisur një dramë të

Demi Lovato i dha fund fejesës së shkurtër Max Ehrich, por drama mes tyre vazhdon edhe dhe së fundmi po bëhet e çuditshme.

Për fat të keq, fill sapo dedektivët e Twitter-it pretendojnë që zbuluan se Max ishte një Selenator i apasionuar që ofendonte Demi Lovaton-n, u raportua se dyshja i dha fund fejesës, ndërkohë që Max tha se e mori vesh ndarjen nëpër internet. Bukur deri këtu, por jo më pas.

Ndonëse përfaqësuesit e Demi-t thanë se ai ishte kontaktuar privatisht para se të dilte lajmi, aktori pohon të kundërtën. Madje ai thotë se Demi u nda nga ai papritur, duke e cilësuar vendimin e saj si “Thank you, next”, kënga e famshme e Ariana Grande-s për ndarjen.

“Nëse do të predikosh për anti-bullizmin, pse do të lejoje që dikush që e doje të bullizohej nga fansat e tu? Për çfarë?...Se thashë të vërtetën?” shkroi ai më pas në rrjete sociale. Gjithë këto postime thjesht sa po ndikojnë më keq te marrëdhënia e tyre.

Një burim pranë Demi-t tha për E!News, “Demi nuk dëshiron asnjë kontakt me Max në këtë pikë. Ajo është plotësisht në siklet nga mënyra si ai po vepron dhe si po e diskuton marrëdhënien nëpër rrjete sociale. Ajo nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me të.”

Burimet: Vanity Fair, Refinery29