Shqipëria

65-vjeçarët shqiptarë, më jetëgjatët në rajon: Si pritet të ndryshojë jetëgjatësia në 2030-ën

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2020

65-vjeçarët shqiptarë, më jetëgjatët në

Pavarësisht stilit dhe standartit të jetesës, shqiptarët jetojnë më gjatë! Sipas të dhënave të Eurostat, publikuar tek Monitor.al, një shqiptar në moshën 65-vjeç jeton edhe 17.5 vite më shumë se banorët e rajonit, por 3-5 vite më pak se moshatarët e tyre në vendet e BE-së.

Përsa i përket rajonit, pas shqiptarëve, më jetëgjatë janë maqedonasit, me 16.4 vite jetë, më tej vjen Mali i Zi dhe Serbia me 16 vite.

Nga ana tjetër në Europë më gjatë jetojnë të moshuarit e Madrid-it. Në 2018-ën, një banor i BE-së që i ka kaluar të 65-at, pret të jetojë të paktën edhe 20 vite të tjera. Nivelet më të larta të jetëgjatësisë në këtë moshë u regjistruan në një seri rajonesh nga Spanja veriore nëpër pjesën më të madhe të Francës perëndimore dhe jugore dhe në pjesët veriore dhe qendrore të Italisë, si dhe rajonin veriperëndimor grek të Ipeiros.

Në të kundërt, jetëgjatësia për 65-vjeçarët është dukshëm më e ulët në shumicën dërrmuese të rajoneve në vendet anëtare të Lindjes dhe Baltikut. Nivelet më të ulëta të jetëgjatësisë në 65 vjet janë regjistruar në dy rajone bullgare, ku një person 65 vjeç mund të presë të jetojë, mesatarisht, edhe 15,7 vjet.

Sipas projeksioneve të INSTAT, pritet që në fund të viteve 2030-të, jetëgjatësia mesatare për burrat shqiptarë të jetë 80-vjeç, kurse për gratë 83,5.

Burimi: Monitor.al