Celebrity

A është Elizabeth II mbretëresha më kursimtare në botë? Me shumë mundësi po

Shkruar nga Anabel

3 Tetor 2020

A është Elizabeth II mbretëresha më kursimtare në

Mbretëresha Elizabeth, vlera neto e së cilës vlerësohet rreth 500 milionë dollarë amerikanë, njihet për faktin se është e disiplinuar dhe tepër, po tepër kursimtare.

A është Elizabeth II mbretëresha më kursimtare në
Buckingham Palace

Shpesh, mbretëresha është quajtur si “shumë modeste” nga stafi, i cili thotë se në shumicën e kohës, ajo përdor vetëm 6 nga 775 dhomat e Buckingham Palace. Rrobaqepësja e saj zbuloi për Daily Mirror se ajo përdor rregullisht vetëm dhomën e saj të gjumit, dhomën private të ndenjes, dhomën e veshjes, tualetin, dhomën e audiencës, ku takohet me personalitete dhe dhomën Empire, që funksionon si dhomë pritjeje.

A është Elizabeth II mbretëresha më kursimtare në

A është Elizabeth II mbretëresha më kursimtare në

Mbretëresha ripërdor çarçafët e saj duke krijuar mbulesa jastëkësh dhe gjithashtu riciklon letrat e paketimeve.

Biografja Kate Williams tregoi për Daily Express se mbretëresha Elizabeth II i ruante gjithmonë letrat e paketimit të dhuratave pas Krishtlindjeve. Williams shton se ajo preferon që anëtarët e familjes t’i japin njëri-tjetrit dhurata praktike.

A është Elizabeth II mbretëresha më kursimtare në

Mbretëresha njihet për dietën modeste; preferon të hajë peshk, perime dhe sallatë. Gjithashtu nuk e ka problem që të përdorë në tryezë enë kuzhine të thjeshta. “Mbretëresha nuk shqetësohet shumë për ushqimin. Gjithçka që i intereson janë kuajt dhe qentë,” tha për CNN ish-shefja e kuzhinës në mbretëri, Darren McGrady.

A është Elizabeth II mbretëresha më kursimtare në

Sipas Glamour, në vitin 1989, parukieri i mbretëreshës kërkoi nga marka Essie një ngjyrë specifike manikyri, që është pothuajse pa ngjyrë pasi mbretëresha nuk është e dhënë shumë pas ngjyrave të thonjve. Ajo përdor vetëm Essie Ballet Slippers Blush që kushton më pak se 10 dollarë.

A është Elizabeth II mbretëresha më kursimtare në

Mbretëresha është shumë e fiksuar me energjinë elektrike. Dikur, vendoste tabela për t’i kujtuar stafit që të fikte dritat. Sipas Cheat Sheet, ka rreth 40,000 drita në pallat, ndaj për të kursyer energjinë, mbretëresha Elizabeth II vendosi që të mos përdoren llamba më të forta se 40 vat.

A është Elizabeth II mbretëresha më kursimtare në

Burimi: Luxury Launches