Showbiz dhe TV

Altin Basha largohet përfundimisht nga Portokallia: Kush do të jetë regjisori i ri

Shkruar nga Anabel

4 Tetor 2020

Altin Basha largohet përfundimisht nga Portokallia: Kush do të

Prej kohësh është përfolur për një largim të mundshëm të Altin Bashës, për mosmarrëveshje me drejtuesit e Top-Channel.

edicionin informativ të ditës së djeshme dhe të sotme, të Top-Channel, gjatë intervistave të shkurtra të aktorëve si Florian Binaj apo Rezart Veleshnja, vihet re se me sezonin e ri të Portokallisë, do të ketë një sërë ndryshimesh.

"Do ketë shumë ndryshime, e para, që nga mënyra e re dinamike se si do përcillet ky emision në televizor për publikun e gjerë. Do jenë gjithë personazhet e dashur. Nga java në javë do shtohen personazhet e rinj dhe do kemi teknika të reja inovative, për herë të parë në Portokalli, të cilat do keni mundësi t'i shihni në javët në vazhdim", u shpreh Florian Binaj.

Ndërkohë, Rezart Veleshnja tha:

"Ne gjithmonë kemi patur të reja dhe për këtë sezon kemi edhe më shumë risi, madje kemi një ndryshim në platformë, të përgjithshme regjisoriale. Kemi një lojë të re aktoreske dhe prurje të reja aktorësh."

Burime për Anabel, bëjnë me dije se në rolin e regjisorit këtë sezon të Portokallisë, është Indrit Çobani, aktor dhe regjisor i njohur për një sërë projektesh në kinematografi si "Ti mund të më quash Xhon" (2017), "180 Gradë" (2011) apo "Dita zë fill" (2017).