Health News

Dhëmbë të zverdhur dhe me njolla? Si të shmangni efektet e duhanpirjes

Shkruar nga Anabel

9 Tetor 2020

Dhëmbë të zverdhur dhe me njolla? Si të shmangni efektet e

Pirja e duhanit i ekspozon dhëmbët si ndaj tymit ashtu edhe ndaj nikotinës e katranit. Si rezultat, ka të ngjarë që duhanpirësit të kenë dhëmbë me njolla, të verdhë dhe frymë të keqe. 

Për më tepër, sa më shumë të pini duhan, aq më shumë ndikon në ndjesinë tuaj të shijes. Pirja e duhanit gjithashtu mund të ulë sistemin tuaj imunitar, duke ju rrezikuar nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, apo dhe sëmundje të gojës. Ndaj këshilla më e vlefshme në këtë rast është lënia e duhanit

Ja çfarë duhet të dini në lidhje me pirjen e duhanit dhe shëndetin oral!

Si të hiqni njollat ??e duhanit nga dhëmbët

Tymi dhe katrani i cigareve mund të shkaktojnë dhëmbë të verdhë ose të njollosur. Larja e dhëmbëve disa herë në ditë është një mënyrë për të përmirësuar pamjen e tyre. Kjo jo vetëm që parandalon njollosjen, por mbron edhe nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve.

Gjithashtu duhet të zgjedhni një pastë larëse që është krijuar për të luftuar njollat ??e dhëmbëve për njerëzit që pinë duhan. Këto pasta dhëmbësh përfshijnë përbërës të veçantë për të ndihmuar në përmirësimin e njollës.

Kërkoni pasta me përbërësit e mëposhtëm:

Sodë buke

Peroksid hidrogjeni

Qymyr i aktivizuar

Vaj kokosi

Shafran i Indisë

Ju gjithashtu mund të zbardhni dhëmbët në shtëpi duke përdorur pastë të përagtitur vetë duke shtuar disa pika peroksid hidrogjeni në sodë buke. Kini kujdes, mos përdorni një tretësirë ??të peroksidit të hidrogjenit shumë të fortë, pasi mund të dëmtoni dhëmbët tuaj.

Si të luftoni aromën e keqe të gojës nga pirja e duhanit

"Fryma e duhanpirësit" është një shqetësim tjetër që kanë disa njerëz. Kjo është shkaktuar nga fazat e hershme të sëmundjes së mishit të dhëmbëve ose tharjes së gojës për shkak të zvogëlimit të prodhimit të pështymës.

Këtu janë disa opsione për të ndihmuar në eliminimin e “frymës së duhanpirësit”:

Lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë, dhe pastroni dhëmbët me pe të paktën një herë në ditë.

Rritni marrjen e lëngjeve për të parandaluar tharjen e gojës.

Përdorni një gargarë antibakteriale për tharjen e gojës.

Përtypni çamçakëz pa sheqer.

Përdorni mente.

Planifikoni pastrime të rregullta të dhëmbëve për të hequr pllakat dhe gurëzat nga dhëmbët tuaj.

Konsideroni lënien e duhanit. 

A janë alternativat pa tym të duhanpirjes më të mira për shëndetin e dhëmbëve?

Për sa kohë nuk kanë tym dhe katran, përdorimi i alternativave të reja të duhanpirjes janë më të mira për shëndetin oral. Ndaj nëse nuk hiqni dorë nga duhani, zgjedhja që mund të bëni është të informoheni dhe të kaloni nalternativat pa tym, si cigaret elektronike apo pajisjet si IQOS që ngrohin por nuk djegin duhanin.