Ylli i popit, gjatë eventit “Coming Out 2020” të Facebook, të premten më 9 tetor, foli për momentin kur nisi të kuptonte më shumë mbi seksualitetin e saj.
Demi Lovato kuptoi se ishte queer*, falë një skene filmi klasike, në “Cruel Intentions” të vitit 1999.
*queer – Është një kryqëzim i identiteve. Termi queer tregon një individ që vetë-identifikohet si lesbike, gay, biseksual, transgjinor etj, pjesë e komunitetit LGBTQIA+. Queer ka edhe kuptimin “e çuditshme” ose “e veçantë”. (via Cosmopolitan)
“Ndodhi kur isha shumë e re dhe po shihja Cruel Intentions, që përfundimisht, s’duhej të isha duke e parë në atë moshë dhe ishte ajo skena ku ato puthen në lëndinën e parkut”, tha ajo.
Më pas, vazhdoi:
“Mendova, prit pak, mua po më pëlqen shumë kjo. Dua ta provoj. Dhe kur isha 17 vjeç, sigurisht, e provova.”
Momenti i filmit për të cilin Demi e ka fjalën, është puthja ikonike e Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair, kur Kathryn Merteuil (Sarah) po mëson Cecile Caldwell (Selma) se si të puthet:
Lovato vazhdoi të shpjegojë sesi të qenit queer ka ndikuar në këngët e saj, dhe la të kuptohet se fansat nuk e kanë kuptuar se disa këngë dashurie të saj, në të vërtetë kanë qenë dedikuar grave.
"Kishte raste që shkruaja këngë për vajzat dhe fansat e mi mendonin se i shkruaja për djemtë," tha 28-vjeçarja.
"Jam e befasuar si disa prej tyre nuk e kuptuan se ca nga këngët e mia ishin për njerëz të caktuar. Unë po i ndaja eksperiencat e mia me botën, megjithatë nuk isha plotësisht e qartë me ato që thoja. Sidoqoftë, muzika ka qenë e vetmja hapësirë e sigurt për mua.”
Kur u pyet nëse kënga e 2015-ës, “Cool for the Summer” flet për një grua lesbike, Demi tha “se nuk po e konfirmonte, por as nuk po e mohonte këtë.”
"Të gjitha këngët e mia janë të bazuara në përvojat personale. Nuk mendoj se është e gabuar të eksperimentosh.”
Sa i përket historisë së Lovato-s, ajo u përqendrua në ndarjen e njerëzve në jetën e saj në tre grupe, kur ndau lajmin.
"Unë ia thashë të gjithë miqve të mi dhe motrës sime të madhe kur isha 17 vjeç," tha ajo.
"Ata të gjithë e dinin para se t’ju tregoja prindërve dhe publikut. Këto ishin tre fazat e mia: Miqtë, prindërit, publiku."
Burimi: E! News