Celebrity

Meghan Markle tregon pse hoqi dorë nga rrjetet sociale

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2020

Meghan Markle tregon pse hoqi dorë nga rrjetet sociale

Meghan Markle u shfaq si folëse në Samitine Grav e më të Fuqishme të Gjeneratës së Ardhshme të Fortune, ku foli (via Elle) me redaktoren e asociuar të revistës, Emma Hinchliffe, në lidhje me përdorimin e rrjeteve sociale.

Duke folur nga shtëpia e saj në Montecito, Meghan pranoi se ajo nuk ka një llogari personale në rrjete sociale dhe e gjitha kjo lidhet me shëndetin e saj mendor. Ajo e krahasoi varësinë që disa kanë me platformat online si të ngjashme me varësinë nga droga.

Meghan Markle tregon pse hoqi dorë nga rrjetet sociale

“Për të mirën time, kam kohë që nuk kam rrjete sociale,” tha ajo. “Kisha një llogari personale vite më parë, të cilën e mbylla dhe pastaj kishim një tjetër që nuk menaxhohej nga ne, por nga institucioni i zyrës sonë në Mbretërinë e Bashkuar. Unë kam bërë një zgjedhje personale që të mos kem asnjë llogari në rrjete sociale, kështu që nuk e di se çfarë ka atje dhe në shumë mënyra kjo është e dobishme për mua.”

Më pas, shtoi:

“Jam shumë e shqetësuar për njerëzit që janë të lidhur pas tyre. Dhe është aq shumë pjesë e kulturës sonë të përditshme për kaq shumë njerëz sa është një varësi si shumë varësi të tjera. Personat që janë të varur nga droga quhen përdorues dhe personat që janë në rrjetet sociale quhen përdorues. Dhe ka diçka algoritmikisht që është aty që po krijon këtë mani, për të cilën mendoj se është shumë fiksuese për shumë njerëz".