Celebrity

1 muaj pas divorcit, Cardi B dhe Offset janë zyrtarisht bashkë!

Shkruar nga Anabel

16 Tetor 2020

1 muaj pas divorcit, Cardi B dhe Offset janë zyrtarisht bashkë!

Cardi B dhe Offset janë zyrtarisht bashkë! Pak ditë më parë, u tha se rikthimi i tyre ishte vetëm çështje kohe, por duket se çifti s'ka pritur gjatë për të qenë pranë njëri tjetrit. Ribashkimi erdhi thuajse 1 muaj pasi reperja konfirmoi divorcin prej Offset. 

Dyshja vendosi të ndahej, por sipas Cardi-it tradhtia e partnerit nuk ishte shkaku kryesor. Sherret e shtuara, keqkuptimet dhe zënkat e çuan drejt marrjes së këtij vendimi. Nuk kaloi shumë dhe reperja pranoi hapur se i mungonte ai, jeta seksuale me të, prandaj vendosi t'i japë një shans të tretë martesës së tyre.

"Unë jam e çmendur, ju e dini. Kështu jemi ne dhe kjo është midis meje dhe partnerit tim. Prandaj kur njerëzit fillojnë dhe thonë se po e bëj për vëmendje, e kanë gabim. Jo, jam thjesht e çmendur. Një ditë jam e lumtur, ditën tjetër marr një vendim tjetër, e ndërsa tjetrën më merr malli për të. Eshtë shumë e vështirë të mos flasësh me shokun tënd të ngushtë. Ne të dy jemi dy të rinj të çmendur që u martuan herët. Nuk jemi shumë ndryshe nga ju të gjithë! Jemi njësoj, por pak më shumë publik.- u shpreh Cardi gjatë një Live në Instagram.

Dyshimet e para për rikthimin e dyshës nisën në 28 vjetorin e reperes, kur ish-partneri i dhuroi asaj një makinë dhe të dy u panë teksa shkëmbenin puthje e përqafime. 

Cardi B dhe Offset janë prindër të një vajzë 2-vjeçare të quajtur Kulture.

Burimi: Cosmopolitan