Lily Collins, aktorja 31-vjeçare pas rolit të Emily Cooper, sapo sqaroi një detaj kryesor në lidhje me karakterin e saj në shfaqjen hit të Netflix “Emily në Paris”, por disa ndjekës mendojnë se e gjithë kjo është “shumë e mirë për të qenë e vërtetë”.
Sapo seriali u publikua ai mori tepër vëmendje dhe shtroi dhe një sërë pyetjesh si për shembull, si ishte Emily në gjendje të siguronte një koncert mbresëlënës apo të vishte rroba aq të shtrenjta.
Pyetur për moshën e Emily-t, aktorja shprehet:
“Nuk besoj se i kemi dhënë ndonjëherë një "numër" specifik, por besoj se ajo është e sapodalë nga universiteti. Ndoshta ky është viti i saj i parë pas diplomimit. Do thoja që është rreth 22 vjeç. Emily ka patur përvojë të mjaftueshme në kompaninë e saj në Çikago për të fituar respektin e shefit të saj. Ajo ka shkuar në shkollë për këtë dhe ka kryer praktika (internships).”
Më pas, ajo vazhdon:
“Nuk ka qenë studentja që udhëtonte gjatë gjithë kohës. Ishte gjithnjë me të vërtetë shumë e përqendruar në punën e saj dhe nuk mendoj se ajo ka qenë ndonjëherë jashtë vendit. Në thelb, ajo gjithmonë ka qenë lloj i një peshku të madh, në një pellg të vogël dhe pastaj papritmas, në Paris, ajo është një peshk pa ujë. Nëse ajo do të kishte shkuar në një kompani tjetër në Çikago, do të ishte marrë seriozisht, por në Paris, ajo nuk është e përgatitur për ndërrimin kulturor që përjeton.”
Menjëherë pas zbulimit të moshës së Emily, fansat kanë miliona pyetje.
“Më falni, por Emili qenka 22 vjeç dhe fiton një punë në Paris direkt pas diplomimit??”
Një tjetër na tregon ca gabime në teorinë e Lily Collins:
“Emily ka një gradë master. Nuk është 22 vjeç!!
Përdorues të tjerë shkruajnë për “një energji kaotike” gjatë gjithë serialit.
Sidoqoftë, Collins thotë se është e lumtur, pasi po luan “rolin e një vajze që është gjithnjë vetvetja”.
“Ajo është një grua romantike dhe që e do punën. Është qejf të dëgjosh një grua të thotë: “Unë e dua punën time, më bën të lumtur!”
Burimi: US Weekly