Instagramming

Gjuha bullizuese në ekran: Renato Mekolli kërkon publikisht ndjesë

Shkruar nga Anabel

16 Tetor 2020

Gjuha bullizuese në ekran: Renato Mekolli kërkon publikisht

Kritikave lidhur me mënyrën si iu drejtua njërës prej vajzave konkurrente në “Hell’s Kitchen”, Renato Mekolli iu përgjigj përmes një postimi në Instagram, ku kërkon publikisht ndjesë dhe shprehet i penduar.

“Edhe shefi pendohet. Më rrëmben kuzhina dhe dëshira për perfeksion, [por] padyshim kjo nuk justifikon atë që i thashë Erkiadës në episodin e kaluar, njërës nga konkurrentet! Një fjalë që goditi si shigjetë tek ajo dhe ju që shihni programin! Unë kam mbajtur syze ashtu si edhe familjarët e mi, ndaj kurrsesi qëllimi im nuk është të ofendoj askënd. I bashkohem thirrjes suaj, se duhet të evitojmë këtë mënyrë komunikimi!”

Më pas, shton:

“Ama nga ky gabim të gjithë një mesazh e morëm: Se kur u themi të tjerëve një fjalë të shëmtuar, i lëndojmë ata! Nga programi i pamë të dyja anët e medaljes, atë që ‘gjuan me fjalë’ dhe personin që vuan nga ato!”