Në epokën e teknologjisë, duam ose jo, shumë nga njohjet dhe bisedat e para ndodhin rëndom përmes aplikacioneve si Instagram, Facebook etj.
Prandaj, nëse keni gjetur dikë me të cilin/ën biseda duket interesante, ndryshe apo më intriguese, pse mos të bëni ca përpjekje për ta bërë atë të zgjasë sa më shumë. Ku i dihet! Ndoshta, këto këshilla sot, do t’ju bashkojnë edhe në jetën e vërtetë të nesërmen.
Disa gjëra që mund t’i thoni atij/asaj përfshijnë:
#1
Jam fiksuar me këtë këngën/albumin. Mbeta duke e dëgjuar. Po ti, çfarë po dëgjon më shumë këto kohë?
Ndarja e një kënge që keni dëgjuar, apo se çfarë dëgjoni zakonisht, ndonjëherë mund të tregojë shumë për një person. Pas kësaj, ju mund të flisni për çdo gjë rreth muzikës, këngëtarët e preferuar, ku shkoni për të kërcyer, a ju pëlqen kërcimi etj.
#2
Hej, e mbarova atë serialin dhe ishte super!
Nëse ju ndiqni sugjerimet e tyre, kjo u tregon se ju jeni të interesuar për ta dhe doni të mësoni më shumë rreth tyre. Edhe nëse nuk e shprehin, ata/ato do e vlerësojnë.
#3
Nuk do ta besosh çfarë më ndodhi sot në punë!
Askush nuk i reziston dot një hapjeje dramatike. Ju po flisni me emocion dhe kjo do e bëjë bisedën të jetë më interesante.
#4
Më fal që s’të ktheva. Humba karikuesin për dy javë.
Nëse ndodhë që biseda të “ngecë”, por ju doni t’i jepni një shans kësaj bisede gjithsesi, mund të thoni ndonjë shaka të ngjashme, për të thyer akullin.
#5
Sapo u zgjova nga një gjumë i paparë. Si je ti?
Në vend që t'i pyesni thjesht si janë, ndani diçka personale nga dita juaj, për të rifilluar bisedën.
#6
Ka ndodhur ndonjë gjë emocionuese që nga hera e fundit kur kemi folur?
Pra, përdorni bisedën tuaj të fundit, për të nisur një të re.
#7
Po shkoj në dyqan. Do të të sjell ndonjë gjë?
Duke e pyetur atë nëse doni diçka, ju po i ftoni ata t’ju kthejnë një përgjigje, sado qesharake duket pyetja. Me siguri, do të rrëmbeni një buzëqeshje nga fytyra e tyre.
#8
Hmm, unë kam qenë duke pritur të më shkruash/ të më kthesh përgjigje, por po sakrifikohem unë edhe kësaj radhe.
Kjo është një mënyrë e lezetshme për t’u bërë i bezdisshëm, pa u treguar i bezdisshëm.
#9
Më në fund doli sezoni i ri i ____! A e ke parë?
Pyetja për një serial specifik, për të cilin keni folur më parë ose keni vënë re se ai/ajo e poston shpesh.
#10
Nëse do luanim lojën “Kush mund të rri më gjatë, pa i shkruar tjetrit”, mendoj se sapo humba.
#11
Unë nuk jam i/e mirë për të rifilluar një bisedë. Do e provosh ti?
#12
Çfarë ke bërë për darkë?
Kështu mund të nisë një bisedë e ngrohtë, darkat na kujtojnë shtëpinë, familjen apo edhe një miqësi e mbi të gjitha: Ushqimin e mirë! Pra, një pyetje e thjeshtë mund të sjellë shumë të tjera.
#13
Kam menduar gjithë këto ditë dhe them se nëse do ishe një atlete, do ishte Converse e bardhë.
Pavarësisht nëse është një lloj fruti, ushqimi a diçka tjetër, kjo është një mënyrë e këndshme për të nisur bisedën.
#14
Më fal, mos ishe gjë në X vend sot?
#15
Çfarë të bëri të qeshësh sot?
#16
Po më lodh rutina e stërvitjes. Ke ndonjë sugjerim tjetër?
Kërkojini një rekomandim (receta, libra etj.)
#17
Zgjidh një debat që kam me shokët e mi të dhomës/shoqen etj: A janë drithërat vakt?
Nëse e pyesni për diçka serioze ose pa kuptim, ju po kërkoni mendimin e tij/e saj dhe kjo sjell një bisedë të re.
#18
Hej! Më dukesh shumë i/e lezetshme dhe do doja të bisedonim më shumë. Ja numri im!
Ndershmëria është politika më e mirë! Shprehni atë që mendon që në fillim. Mbase ai/ajo do iu vlerësojë sepse do të jeni të drejtpërdrejtë!
- Bëje atë të fiksohet pas teje, edhe nëse flisni vetëm me mesazhe
- 12 këshilla për ta çuar lojën e flirtimit në një nivel tjetër
- Test: Nëse bëni të paktën gjysmën e këtyre gjërave, do të thotë se po bini në dashuri me të
- 11 gra tregojnë momentin kur kuptuan se gjetën ‘shpirtin e tyre binjak’
- Nga një ‘follow’ në Instagram te një martesë e gjatë dhe tre fëmijë!
Burimi: Bustle