Ashley Graham është e njohur për mënyrën se si e do trupin e saj dhe ajo i frymëzon dhe njerëzit e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë përmes fotove të saj “pa filtra”.
Ditën e shtunë, Graham postoi një selfie në Instagram, ku shihet duke pozuar në pasqyrë pa rroba.
Nën foto, ajo shkruan:
“Nakie big girl” (Vajzë e madhe lakuriq)
Fotoja ndezi disa disktime në seksion e komenteve. Një përdoruese e Instagram-it shkroi:
“E urrej që kjo duhet të shihet si “vajzë e madhe”. Nuk shoh asgjë tjetër veç një grua të bukur, të lakuar në mënyrë natyrale në gjithë lavdinë e saj... super-seksi dhe femërore.
Komentit, modelja iu përgjigj:
“E kuptoj çfarë po thua, por nëse e sheh fjalën “e madhe” si pozitive dhe si dashuri, atëherë mund ta shohësh si unë. Unë e dua trupin tim të madh e të bukur.”
Në një intervistë të vitit 2016 me Elle, Graham shpjegoi pse besonte se të gjitha llojet e grave duhet të ishin të lira nga etiketimet që iu janë përcaktuar:
"Ka kaq shumë gra atje që janë në mënyrë natyrale të dobëta apo të lakuara dhe unë mendoj se kur fillojmë të vendosim një etiketë në llojin e trupave të grave, lindin keqinterpretime dhe njerëzit fillojnë të ofendohen. Në fund të ditës ne të gjitha duam të njihemi thjesht si gra apo si modele, aktore ose çfarëdo tjetër.”
Nëntë muaj më parë, Graham u bë nënë për herë të parë.
View this post on Instagram
Burimi: Insider