Aktualisht në treg nuk ka mungesë të serumëve për qerpikët. Sidoqoftë, redaktorët e bukurisë dhe dermatologët pyeten shpesh nëse vaji i kastorit i rrit apo jo qerpikët.
Të kërkosh në Google për “vaj kastori si trajtim qerpikësh” ju bën dhe më shumë konfuzë për të kuptuar nëse ja vlen të lyeni qerpikët me të apo jo.
Në vend të një përgjigjeje përfundimtare, ju merrni dhjetra rezultate të përziera dhe të ngatërruara së bashku.
InStyle drejtohet te dy ekspertë për të “zbuluar të vërtetën”.
Dermatologët e pyetur shkatërruan njëherë e mirë mitin e famshëm të bukurisë me një “JO”.
Dr. Mona Gohara dhe Dr. Joshua Zeichner thonë se nuk ka asnjë provë shkencore, që vërteton se vaji i kastorit ndihmon që t’i bëjë qerpikët më të gjatë.
“Është e paqartë nëse vaji i kastorit promovon me të vërtetë rritjen e flokëve, apo thjesht shërben si një tip “zbutësi”, thotë Dr. Zeichner.
Mjekët thonë se në një pjesë të rasteve, njerëzve ju krijohet një iluzion optik se qerpikët e tyre janë rritur, kur në të vërtetë s’ka thuajse asnjë ndryshim.
“Vaji mund të funksionojë si një balsam flokësh, duke mbrojtur vetë boshtin e flokëve në mënyrë që të duket sikur është më i trashë”, shpjegon Dr. Zeichner.
Sidoqoftë, nëse jeni të vendosur ta përdorni, edhe për arsye se një serum i vërtetë qerpikësh mund të jetë më i kushtueshëm, sigurohuni të tregoheni shumë të kujdesshëm. Dr. Gohara thotë se përdorimi i vajrave mund të bllokojë gjëndrat e syve, gjë e cila mund t’ju sjellë probleme.
Nëse keni ekzema, lëkurë të ndjeshme ose alergji, Dr. Zeichner rekomandon të mos përdorni fare vaj kastori në qerpikët tuaj.
Sidoqoftë, lajmi i mirë është se çdo acarim që mund të përjetoni gjatë përdorimit të vajit të kastorit në qerpikët tuaj, do të zhduket për disa ditë pasi të ndërprisni përdorimin e tij.
Gjithashtu, nëse përdorni sasi shumë të vogël, gjëja më e keqe që mund të ndodhë është të shpenzoni pak para për një shishe të vogël vaji dhe asnjë problem tjetër.
Burimi: In Style