Me mbi 1 miliard përdorues aktivë, Instagram është pa dyshim një nga aplikacionet më të njohura në të gjithë botën.
Kohët e fundit, ai ka njoftuar për një sërë azhornimesh që do të bëjë në inbox (Direct Message) apo aspekte të tjera të aplikacionit.
(Për t’u njohur me azhornimet më të reja të Instagram, klikoni këtu.)
Ajo që Instagram nuk na tha është një ndryshim i vogël, që s’po i pëlqen askujt.
Më parë, për të postuar një foto ose video, ju do të preknit ikonën ‘+’ në qendër të shiritit, që ndodhet në fund të ekranit.
Kjo ikonë, në azhornimin e ri, është zëvëndësuar me ikonën e kamerës, e cila, nëse e klikoni ju çon për të postuar në Story.
Përdorues të irrituar kanë shkruar në Twitter, për të diskutuar ndryshimin.
Njëri prej tyre u shpreh:
“Paraqitja e re e Instagram: Dizajn i tmerrshëm. Dëshiroja të postoja dhe nuk mund të zgjidhja se çfarë të klikoja.”
Dikush tjetër shtoi:
“Hej Instagram! Zëvëndësimi i butonit “new post” me ikonën e kamerës, ta shpif, sidomos sepse të çon direkt te Story-t (që unë s’i bëj kurrë). Më kthe përsëri butonin “new post”.”
Përdorues të tjerë u shprehën:
“Ç'kuptim ka kjo? A nuk është i gjithë qëllimi i Insta-s për të postuar fotografi?”
“A ju duhet dhe ju të kaloni nëpër disa menu/faqe, vetëm për të postuar një foto?”
Adam Mosseri, kreu i Instagram, zbuloi se aplikacioni po teston disa versione të ndryshme të ekranit bazë (homescreen) të tij.
Ai shpjegoi:
"Ne po fillojmë të testojmë versione të ndryshme të ekranit bazë të Instagram. Këto ndryshime reflektojnë ndërrime që po shohim nga njerëzit, si në mënyrën se si ata e përdorin produktin, por edhe se si ata e shtyjnë kulturën përpara në Instagram: ngritja e krijuesve (content creators), shpërthimi i videove, përshpejtimi i blerjeve në internet. Ne duam t'i përshtatemi këtyre ndërrimeve, duke i mbajtur gjërat të thjeshta."
Mbeten ende e paqartë nëse të gjitha ndryshimet, do të jenë për të gjithë përdoruesit e Instagram apo nëse shpërndarja do të fillojë gradualisht.
- Nga bisedat që zhduken te selfie stickers: Gjithë ndryshimet e reja të Instagram-it
- Opsioni i ri i Instagram, mund të heqë njëherë e mirë ofendimet dhe bullizmin online
- Opsioni i ri i Google ju ndihmon të gjeni titullin e një këngë, duke e kënduar atë!
- 'Përgjigjet e shpejta' në DM-në e Instagram-it: Si t'i përdorni
Burimi: News Break