Shqipëria

Brad Pitt sërish single: Merr fund lidhja me 27-vjeçaren!

Shkruar nga Anabel

29 Tetor 2020

Brad Pitt sërish single: Merr fund lidhja me 27-vjeçaren!

Romanca e Brad Pitt dhe Nicole Poturalski përfundoi pas vetëm 2 muajsh! Ish-çifti u përfol aq shumë sa u duk sikur qëndruan me vite krah njëri tjetrit, por jo. Historia e shkurtër e dashurisë është përfundimisht e mbyllur!

Burime për Page Six, bëjnë me dije se raporti i aktorit me modelen nuk ishte kurrë aq serioz sa përshkruhej së fundmi. Lajmi i ndarjes u bë publik pasi Daily Mail publikoi disa foto të Nicole teksa dilte nga një restorant në Gjermani krah bashkëshortit të saj, Roland Mary.

Brad Pitt sërish single: Merr fund lidhja me 27-vjeçaren!

Edhe pse ishin vetëm 2 muaj, lidhja e Brad dhe Nicole, u shoqërua me drama që prej fillimit. Për ata që nuk dinë shumë nga romanca e fundit e Pitt: njerëzit zbuluan shumë shpejt që Nicole ishte në një martesë të hapur me të shoqin, ajo dhe Brad qëndruan në kështjellën që ky i fundit ka me Angelina Jolie-në dhe në fund të të gjithave, modelja duhet të sqaronte publikisht që nuk e urren aktoren.

Uhh! Të gjitha këto për tu ndarë pas vetëm 2 muajsh. Gjithsesi, Brad Pitt është sërish single!