Në gusht, Nyome Nicholas-Williams, një modele plus-size dhe aktiviste, vuri re se imazhet e saj artistike, duke mbajtur gjoksin në Instagram po hiqeshin. Fotot kishin për qëllim të demonstronin vetë-dashurinë dhe pozitivitetin e trupit. Në to, ajo shfaqej topless, me sytë mbyllur, duke përqafuar butësisht trupin e saj. Këto foto binin në kundërshtim me udhëzimet e komunitetit të Instagram, të cilat nuk lejonin “shtrydhjen e gjirit”.
Nicolas-Williams kishte postuar në Instagram për gjashtë vjet dhe kjo ishte hera e parë që përmbajtja e saj ishte censuruar.
Politika e lakuriqësisë në Instagram po ndryshon për të qenë më gjithëpërfshirëse, sa i përket trupave plus-size, pra me masa të mëdha.
Si rregull i përgjithshëm, Instagram nuk lejon lakuriqësinë.
"Kjo përfshin fotografi, video dhe përmbajtje që tregojnë marrëdhënie seksuale, organe gjenitale dhe pamje nga afër të vitheve plotësisht nudo", thuhet në politikën e tyre zyrtare.
Nuk është gjithmonë një shkencë e saktë: Instagram heq (disa) përmbajtje që tregojnë thithkat e grave, por lejon fotot e shenjave post-mastektomisë dhe ushqyerjes me gji, për shembull.
Ajo që vihet re është edhe fakti se Instagram-i ka plot foto të grave të holla, që pozojnë artistikisht nudo, por influencueset e plus-size, kanë vënë re se Instagram ka tendencën t’i fshijë postimet e tyre artistike nudo.
Censura e trupave të kolmë, veçanërisht e trupave të kolmë me ngjyrë, në rrjetet sociale nuk është diçka e re.
Nuk janë vetëm udhëzimet e lakuriqësisë që ndikojnë në mënyrë disproporcionale tek përdorueset me trupa të kolmë.
Instagrami është plot me modele, kryesisht të holla, në të brendshme, por kur Kelly Augustine, modele plus-size punoi me marka të brendshmesh, vuri re se Instagram i fshinte postimet e saj.
Kështu, Nicholas-Williams, aktivistja Gina Martin dhe fotografja Alexandra Cameron, u bashkuan për të filluar fushatën #IWantToSeeNyome dhe i dërguan një letër të hapur, kryetarit të Instagram, Adam Mosseri.
View this post on Instagram
Fushata fitoi menjëherë mbështetjen e grave si Jameela Jamil, Munroe Bergdorf dhe shumë të tjera.
Sot, Instagram po azhornon politikat e saj mbi lakuriqësinë, për “të ndihmuar që të gjitha llojet e trupave të trajtohen në mënyrë të drejtë”.
Letra e Nicholas-Williams tërhoqi vëmendjen e Mosseri, duke rezultuar në një thirrje për të diskutuar përvojën e saj.
“Ndërsa e shihnim këtë rast më nga afër, e kuptuam se ishte një rast kur politika jonë nuk po zbatohej siç duhet," sipas një deklarate nga Instagram.
Dëgjimi i reagimeve të saj na ndihmoi të kuptojmë se ku po qëndron kjo politikë dhe si mund ta përsosim atë."
Azhornimi i ri, tani do të lejojë çdo lloj fotoje, ku përdoruesit “përqafojnë apo thjesht mbajnë gjinjtë e tyre”. Gjithsesi, Instagram do e ndalojë përsëri përmbajtjen nëse “njerëzit do të shfaqin fotot në një mënyrë ndryshe apo nëse ka ndryshime të dukshme në formën e gjinjve”.
Nëse ka ndonjë ndryshim në lidhje me një imazh, Instagram thotë se ata do të kërkojnë që vlerësuesit ta shohin me detaje. Aplikacioni gjithashtu nuk do t’i fshijë postimet, që marrin një numër të caktuar raportimesh, në mënyrë automatike, por do t’i rishikojë ato.
Nicholas mendon se kjo “është ende një zonë gri për gratë me gjoks të madh”.
"Nuk mendoj se zgjidh problemin, por është një hap në drejtimin e duhur dhe një hap në drejtim të ndryshimit është ajo që dua. Gjithçka që duam është barazi. Në vitin 2020, kjo s’duhet të jetë shumë për t’u kërkuar.”
- Instagrami censuroi vetëm njërën nga këto dy foto dhe njerëzit kanë pyetje
- Ky ndryshim i vogël në Instagram po i acaron keq njerëzit
- Nga bisedat që zhduken te selfie stickers: Gjithë ndryshimet e reja të Instagram-it
- Opsioni i ri i Instagram, mund të heqë njëherë e mirë ofendimet dhe bullizmin online
- Opsioni i ri i Google ju ndihmon të gjeni titullin e një këngë, duke e kënduar atë!
- 'Përgjigjet e shpejta' në DM-në e Instagram-it: Si t'i përdorni
Burimi: Glamour