Sipas një sondazhi të ri me 1000 burra dhe 1000 gra, gjëja më e zakonshme për gratë, kur flitet për ëndrra seksuale, është seksi me dikë të afërt, një mik.
Ndërkohë, për burrat është diçka tjetër: Seksi me një ish.
Sigurisht, është e rëndësishme të kujtoni se ëndrrat tuaja erotike nuk duhen marrë shumë seriozisht, pasi në të shumtën e rasteve, nuk do të thotë se ju dëshironi që ato të ndodhin në të vërtetë.
Pak më shumë se tre të katertat e grave të anketuara thanë se kanë ëndërruar për një të njohur, ndërsa 68% kanë menduar për të bërë seks me një koleg pune.
62% e grave të anketuara thanë se kanë ëndërruar për seks me një të panjohur dhe vetëm 58% thanë se kanë parë ëndrra erotike me partnerin e tyre aktual.
Ndërkohë, në vendin e pestë, është ëndrra sikur “partneri po i tradhton”, të cilën e kanë parë rreth 57% e grave të anketuara.
Sipas sondazhit, 10 ëndrrat erotike më të njohura të grave janë:
- Seksi me një mik
- Seksi me një koleg pune
- Seksi me të panjohur
- Seksi me partnerin e tyre aktual
- Ëndrra sikur po partneri po i tradhton
- Seksi me ish-të dashurin
- Seksi me një të famshëm
- Seks me shefin
- Seks në grup
- Seks me dikë që urrejnë
Sondazhi, i kryer nga IllicitEncounters.com, tregoi se zgjedhjet e burrave ishin krejt ndryshe. Zgjedhja kryesore e tyre ishte një ëndërr erotike me ish-të dashurën. 92% e burrave e kanë patur këtë ëndërr, krahasuar me 54% të grave. Ëndrra e dytë më “e famshme” për burrat, është “kur marrëdhënia seksuale shkon keq”. 76% e burrave e kanë parë këtë ëndërr.
10 ëndrrat erotike më të njohura të burrave:
- Seks me një ish
- Ëndrra sikur diçka shkon keq gjatë seksit
- Seksi në grup
- Seks me një të famshëm
- Seks në një vend publik
- Ëndërr sikur partnerja po i tradhton
- Seks që përfshin BDSM*
- Seks me një koleg/e pune
- Seks me një mik/e
- Seks me një të panjohur
*BDSM (Bondage, discipline, dominance, submission, sadism, masochism - skllavëri dhe disiplinë, mbizotërim dhe nënshtrim, sadizëm dhe mazokizëm)
Pyetjes: “Sa shpesh shihni ëndrra erotike”, të anketuarit iu përgjigjën:
Herë pas here – 26%
Një herë në javë – 16%
Një herë në dy javë – 12%
Një herë në muaj – 14%
Pak herë në vit – 20%
Asnjëherë – 12%
Burimi: Illicit Encounters, Metro CO UK