Kosova

Është kaq e vështirë të mos flasësh për Bibliotekën e Kosovës

Shkruar nga Anabel

6 Nëntor 2020

Është kaq e vështirë të mos flasësh për

Nëse një vend me kupola të shumta ju duket i njohur, me gjasë e keni parë së fundmi te videoklipi i Loredanës për këngën "Tut mir nicht leid". Dritat në të kuqe të fortë mund t’jua kenë bërë të vështirë të identifikoni godinën, por sidoqoftë bëhet fjalë për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Është kaq e vështirë të mos flasësh për

Godina ndodhet në Prishtinë dhe shërben si institucioni më i lartë i bibliotekave në Kosovë. Përpos historisë dhe faktit që ka shërbyer si kamp refugjatësh gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, çfarë e bën edhe më të dallueshme bibliotekën është ndërtesa. Ajo u projektua nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakovi dhe u përurua më 25 nëntor të vitit 1982. Hapësira përbëhet nga 16,500 metra katrorë, dritare zaniti dhe 99 kupola me madhësi të ndryshme.

Është kaq e vështirë të mos flasësh për

Është kaq e vështirë të mos flasësh për

Në godinë, gjenden 2 salla studimi me 300 dhe 100 vende si edhe një dhomë e veçantë leximi për revistat periodike dhe koleksionet speciale dhe të rralla. Nuk mund të mos përmendet një amfiteatër me 150 vende dhe një sallë takimesh.

Është kaq e vështirë të mos flasësh për

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Biblioteka Kombëtare e Kosovës (@national_library_of_kosova) on

Është kaq e vështirë të mos flasësh për

Materialet gjenden në 2 nivele nëntokë dhe janë të mbyllura për publikun. Dyshemeja e sallës së hollit kryesor përmban gurë mermeri të larmishëm. Kupola më e madhe e bibliotekës, e vendosur në qendër, siguron ndriçim natyror.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Biblioteka Kombëtare e Kosovës (@national_library_of_kosova) on

Është kaq e vështirë të mos flasësh për

Është kaq e vështirë të mos flasësh për

Është kaq e vështirë të mos flasësh për

Është kaq e vështirë të mos flasësh për

Sipas arkitektit të bibliotekës, ndërtesa ka për qëllim të përfaqësojë një stil që bashkon arkitekturën bizantine dhe atë islamike. Ndërtesa shihet edhe si përpjekje për të sjellë një stil modern, pa u shkëputur nga tradita. Pavarësisht deklaratës së arkitektit, një nga versionet më të famshme të simbolikës së bibliotekës lidhet me plisin si simbol kombëtar dhe kjo ka qenë arsyeja pse politikanët serbë reaguan ashpër ndaj ndërtesës, për shkak se kupolat ngjasojnë me plisin.

Është kaq e vështirë të mos flasësh për

Libri më i vjetër në Bibliotekën Kombëtare është "Historia e jetës dhe bëmave të Skënderbeut, Princit të Epirotëve", shkruar nga Marin Barleti në latinisht (Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum principis). Sipas të dhënave nga revizioni i koleksioneve bibliotekare në vitin 2004, koleksionet e bibliotekës numëronin 1,890,194 njësi bibliotekare, me 475,324 tituj. Por fondet për pasurimin e bibliotekës kanë vazhduar dhe në vitin 2013, koleksionet e bibliotekës arritën në më shumë se 2 milionë njësi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Biblioteka Kombëtare e Kosovës (@national_library_of_kosova) on

Kohëve të fundit, Biblioteka e Kosovës është në fazën e dixhitalizimit, një projekt me shumë rëndësi që synon të vendosë në internet trashëgiminë kombëtare dhe materiale të tjera për t’i promovuar. Përveç dixhitalizimit të materialeve, biblioteka siguron qasje në disa nga burimet elektronike më të njohura në botë në sajë të Electronic Library Consortium në Kosovë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Biblioteka Kombëtare e Kosovës (@national_library_of_kosova) on

Ndërtesa, për shkak të stilit të veçantë arkitekturor, është një nga vendet më tërheqëse në Prishtinë, sa ka shërbyer edhe si vend për realizimin e klipeve muzikore, si për shembull klipi i Loredanës apo “Mori”, ky i fundit bashkëpunimi i Flori Mumajerit, Brunos dhe Geotar Selimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mimoza Rracit (@mimozarracit) on