Ditën e djeshme (6 nëntor) Tirana është cilësuar nga ekspertët si "zonë e kuqe", pasi situata e Covid-19 po del jashtë kontrollit. Një përcaktim i tillë erdhi pas shtimit të rasteve të reja ditore me 14% më shumë, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas autoriteteve, vetëm në kryeqytet janë 175 vatra infeksioni dhe në total numri i të infektuarëve në Tiranë është 5135, shifër kjo e lartë në raport me numrin e banorëve.
Pas Tiranës, qytetet me numrin më të lartë të të infektuarëve janë:
1. Durrësi
2. Fieri
3. Korça
4. Shkodra
5. Elbasani
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan 489 raste të reja me Covid-19.
Sipas ekspertëve të ISHP-së, rritja e shifrave vjen si pasojë e lehtësimit të masave dhe mosrespektimi i këtyre vendosur së fundmi, siç është vendosja e detyrueshme e maskës. Grupmosha më e prekshme rezulton të jenë të rinjtë.
Një gjendje e tillë ka bërë të mendohet skenari i mundshëm i një karantine të pjesshme, por ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me masat e reja shtrënguese.