Pushteti

Fustani i Jill Biden nderon Jackie Kennedy dhe Hillary Clinton

Shkruar nga Anabel

8 Nëntor 2020

Fustani i Jill Biden nderon Jackie Kennedy dhe Hillary Clinton

Jill Biden e nisi rrugëtimin si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fjalimin e fitores, ku pavarësisht se nuk pati mundësi që të fliste, fustani i saj u konsiderua nëpër media si një dedikim ndaj Jackie Kennedy dhe Hillary Clinton.

Fustani i Jill Biden nderon Jackie Kennedy dhe Hillary Clinton

Teksa qëndronte pranë fituesit të garës presidenciale në SHBA, bashkëshortit Joe Biden, Jill u shfaq e veshur me një fustan asimetrik Oscar de la Renta, me lule të qëndisura shoqëruar me një maskë të zezë. De la Renta dizenjoi fustanin ikonik në ngjyrë pjeshke që Jackie Kennedy veshi gjatë një vizite shtetërore në Indi.

Fustani i Jill Biden nderon Jackie Kennedy dhe Hillary Clinton
Jeckie Kennedy, bashkëshortja e John F. Kennedy, presidenti i 35-të i SHBA-së.

Oscar de la Renta dizenjoi gjithashtu edhe dy fustanet që veshën në ceremoninë e përurimit Hillary Clinton

Fustani i Jill Biden nderon Jackie Kennedy dhe Hillary Clinton
20 janar 1997/ Përurimi i presidentit Bill Clinton, presindeti i 42-të i SHBA-së (1993-2001)

dhe Nancy Reagan.

Fustani i Jill Biden nderon Jackie Kennedy dhe Hillary Clinton
Përurimi i Ronald Reagan, presidenti i 40-të i SHBA-së.

Gjatë fjalës së tij, Joe Biden tha, “siç e kam thënë shumë herë, unë jam burri i Jill” dhe më pas theksoi sa e rëndësishme ishte ajo për jetën dhe karrierën e tij.

Jill Biden është një profesoreshë në një kolegj anglez dhe nuk do të heqë dorë nga profesioni i saj pasi të shpërngulet në Shtëpinë e Bardhë. Ajo vazhdoi të jepte mësim në Northern Virginia Community College gjatë tetë viteve kur ishte Zonja e Dytë e SHBA-së.