Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1921 testime për Covid-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 501 qytetarë.
Rastet sipas shpërndarjes gjeografike: 219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë, 30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës, 16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë, 10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd, 6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë, 3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, 2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.”
Në vijim shkruhet:
“Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 2 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 59-vjeçare nga Lushnja dhe një 73-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese”
Raste aktive: 11,555
Humbje jete: 559
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë: 5682
Durrës: 980
Fier: 916
Korçë: 753
Shkodër: 645
Elbasan: 565
Lezhë: 545
Vlorë: 506
Berat: 326
Kukës: 267
Gjirokastër: 256
Dibër: 114