Mes gjithë ankthit dhe pasigurisë që shkaktojnë lajmet dhe informacionet rreth pandemisë, filmat janë arratisja jonë e vetme për momentin. Aq më tepër tani që po i afrohemi periudhës së festave! Lista e filmave më poshtë do t'ju fusë në një tjetër gjëndje dhe garantojmë që do të dilni më optimistë pasi të mbyllni Netflix-in!
1. How the Grinch Stole Christmas.
E keni parë me qindra herë, por Grinçi ka diçka që s'na mërzitet kurrë. Shpirt Krishlindjesh!
2. Holidate
Do të njiheni me një koncept të ri takimesh. Si ju duket një i dashur vetëm për festa? Ps: Bëhuni gati të bini në dashuri me bjondin më tërheqës që ju kanë zënë sytë vitet e fundit!
3. The Christmas Chronicles
Aventura e dy personazheve me Santa-n, për të shpëtuar Krishtlindjen për gjithë njerëzimin.
4. A Bad Moms Christmas
Nëse e keni parë Bad Moms në 2016-ën, sigurisht që mezi po prisni të shihni pasardhësen e saj. Film për një natë me gocat!
5. A Christmas Prince
Krishtlindje dhe një princ. A ka histori dashurie më romantike se kaq?
6. The Princess Switch.
Fansat e "The Parent Trap" me Lindsay Lohan s'duhet ta lënë pa parë!
7. The Knight Before Christmas
Ju ka marrë malli të shihni një histori me fund të lumtur? Urdhëroni!
8. Christmas Break-In
Hmm, asgjë s'e zëvendëson "Home Alone", por ky film është i ngjashëm dhe po aq argëtues sa ai.
Burimi: BuzzFeed