Kosova

Kosova drejt mbylljes totale: 'Gjendja është e rëndë'

Shkruar nga Anabel

10 Nëntor 2020

Kosova drejt mbylljes totale: 'Gjendja është e

Masat e marra deri më tani, duket se nuk po japin ende rezultatet e pritura në Kosovë. Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, gjatë një interviste të fundit, ka paralajmëruar për nevojën e një mbylljeje totale në vend si pasojë e situatës së rënduar. 

Numri i lartë i rasteve ka bërë që kapaciteti shëndetësor të jetë në prag të limiteve të saj. Hoti u shpreh masat edhe më shtrënguese janë duke u përgatitur dhe pritet të hynë në fuqi brenda 2 ditësh.

”Gjendja është vërtetë e rëndë, tepër e rëndë. Numri i rasteve të reja është tepër i lartë edhe jemi gati në limitet e kapaciteteve që kemi në spitalet tona. Jemi të detyruar të marrim masa që janë dukur drastike. I kemi ndërmarrë disa masa deri tani, disa masa pak më strikte fundjavën e kaluar dhe tani jemi duke përgatitur masat të cilat besoj për dy ditë hyjnë në fuqi sepse jemi duke bërë disa konsultime të nevojshme brenda organizatave të ndryshme, me bizneset, me odat ekonomike, me grupe të ndryshme që preken më shumë nga ndërmarrja e këtyre masave, të cilat jemi të detyruar t'i marrim."- u shpreh ai.

Masat ekstreme që priten të merren, përfshinë mbylljen totale të vendit, karantinën e plotë të ngjashme me atë të dy muajve më parë.  Ndërkohë në vendin tonë, duke filluar nga nesër fasha orare e lëvizjes së lirë do të jetë nga ora 6:00-22:00.

Burimi: Balkan Web