High Tech

Giveaway të shkatërron llogarinë e Instagramit (në shumicën e rasteve)

Shkruar nga Anabel

11 Nëntor 2020

Giveaway të shkatërron llogarinë e Instagramit (në

Giveaways, produkte dhe shërbime që zakonisht ofrohen falas për qëllime promovimi, janë një nga praktikat më të përhapura të rritjes së ndjekësve në Instagram (followers), por në shumicën e rasteve, sjellin më shumë dëme sesa përfitime. Giveaways nuk janë diçka e re në Instagram, por me algoritmin e ndryshuar të platformës, nuk funksionojnë më si dikur. Në fillim, kur prezantohet giveaway, gjithçka funksionon më së miri: rritet numri i ndjekësve, angazhimi (engagement) në faqe gjithashtu dhe ju arrini qëllimin tuaj. Por më pas ndodh e kundërta. Si kështu?

SKENARI TIPIK I NJË GIVEAWAY
Në përgjithësi, ekzistojnë dy lloje dhuratash në Instagram: dhurata të mëdha (dhe të shtrenjta) dhe dhuratat specifike për biznesin tuaj. Në fakt, vetëm dhuratat e llojit të dytë mund të jenë disi të dobishme për një llogari të caktuar sepse tërheqin audiencën e synuar.

Mënyra se si organizohet një giveaway është pothuajse njësoj në të gjitha rastet: Shpallen dhuratat, ofrohen çmime dhe vendosen kushtet që ndjekësit duhet të përmbushin.

Në fillim, strategjia funksionon dhe njerëzit fillojnë t’ju ndjekin, angazhohen në postimet tuaja, ju etiketojnë, shohin postimet në Instagram Stories etj. Kështu, ju e bëni algoritmin e Instagramit të mendojë se përmbajtja juaj është me cilësi të lartë dhe platforma fillon ta tregojë llogarinë tuaj te një numër i madh njerëzish. Por e gjitha kjo ndodh gjatë periudhës kur nuk është shpallur ende fituesi në një giveaway.

Çfarë ndodh pasi jepni dhuratat? Angazhimi në faqe bie, reduktohen ato që njihen si impressions dhe njerëzit nuk ju ndjekin më.

PSE GIVEAWAYS JANË TË DËMSHËM?
Për ta patur më të qartë, duhet të kuptoni mënyrën se si funksionon algoritmi i Instagramit. Platforma na tregon përmbajtje potecinalisht interesante – ku ka të ngjarë të komentohet, shpërndahet ose pëlqehet. Llogaritë me të cilat angazhohemi më tepër, tregohen para gjithë të tjerëve. Kështu që Instagrami e rendit përmbajtjen në varësi të marrëdhënies suaj të mëparshme.

Nga ana tjetër, Instagrami po përpiqet të ndalojë engagements false (angazhimet e rreme), ndjekësit fake, llogaritë spam. Një giveaway i ndërtuar keq ka më shumë të ngjarë t’ju dëmtojë biznesin dhe/ose profilin. Si kështu?

Ju tërhiqni ndjekës-fantazmë. Çmimet si iPhone, laptopë, makina, para cash ose çdo gjë tjetër e shtrenjtë, tërheqin njerëzit, por këta njerëz nuk kanë asnjë interes për llogarinë tuaj. Duhet të jeni të sigurt se këta ndjekës të shumtë që iu shtuan profilit tuaj, më vonë do t’ju bëjnë unfollow ose do të qëndrojnë si ndjekës-fantazmë (nuk do të aktivizohen në faqen tuaj fare). Këta ndjekës ndikojnë negativisht te engagement në faqe.

Kur zhvilloni një giveaway, njerëzit angazhohen në faqen tuaj – pëlqejnë, komentojnë ose shpërndajnë. Ata e bëjnë këtë sepse ndryshe nuk marrin çmimin. Kur përcaktoni një fitues, ata ndalojnë pëlqimet dhe komentet në llogarinë tuaj dhe rrjedhimisht engagement pëson rënie. Kështu algoritmi i Instagramit mendon se përmbajtja juaj nuk meriton t’u tregohet të tjerëve. Si rezultat, më pak njerëz ju shohin postimet.

Pas shpalljes së fituesit, shumë njerëz bëjnë unfollow (nuk e ndjekin më një llogari në Instagram). Nëse audienca nuk gjen veten në një faqe të caktuar, kthehet në ndjekës-fantazmë, ose bën unfollow. Në të dyja rastet, Instagrami e vlerëson llogarinë tuaj si jo interesante ose “të keqe”. Duhet shumë kohë dhe përpjekje për ta “ringjallur” llogarinë.

Markat dhe bizneset nuk e dinë mirë si funksionon algoritmi i Instagramit dhe bien pre e këtij kurthi: ata organizojnë giveaways njëri pas tjetrit për të përmirësuar situatën në faqe, por gjithçka përfundon po njësoj.

GIVEAWAY ME ZGJUARSI
E vetmja mënyrë për të organizuar një giveaway që nuk do t’ju dëmtojë llogarinë është që të dini mirë audiencën tuaj dhe çfarë i intereson asaj.

Marrim një shembull: Jeni një fotograf/e dhe dëshironi që të rrisni angazhimin në faqe për të nxjerrë në pah shërbimin që ju ofroni, në këtë rast setet fotografike. Çfarë giveaway mund të organizoni?

Gabim: Smartphone – Dhurata nuk do të funksionojë për mirë sepse e dëshirojnë shumë njerëz, të cilët jo të gjithë janë të interesuar për shërbimin që ju ofroni. Si rezultat, do të keni shumë ndjekës aspak të interesuar për përmbajtjen tuaj.

Gabim: Aparat fotografik – Qëllimi i faqes suaj nuk është që të tërhiqni fotografë, por biznese ose klientë të interesuar për shërbimin që ofroni. Ndaj shmangeni aparatin fotografik.

Giveaway i duhur: Set fotografik falas – Ky është një çmim interesant. Një set fotografik falas mund të jetë mënyra e duhur për të tërhequr klientë dhe ndjekës të rinj.

Burimi: Combin