Celebrity

DJ Tiësto bëhet baba: Zbulon gjininë dhe emrin e bebit

Shkruar nga Anabel

12 Nëntor 2020

DJ Tiësto bëhet baba: Zbulon gjininë dhe emrin e bebit

DJ Tiësto (emri i vërtetë i të cilit është Tijs Michiel Verwest), producenti holandez, 51 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, modelja amerikane Annika Backes, 24 vjeç, njoftuan në rrjetet e tyre sociale se janë bërë prindër. Annika, e cila u martua me Tiësto-n në shtator të vitit 2019, solli në jetë vajzën Viola Margreet.

“Përshëndetni vajzën time Viola Margreet Verwest. Më jep ndjesi që nuk mendoja se i kisha brenda meje,” shkroi ai në Instagram. “Dhe nëna e saj Annika Verwest është një kampione e vërtetë. Si mund të jesh kaq e bukur fill pas lindjes?”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tie?sto (@tiesto) on

Annika shkoi: “Ndjenja më e mirë në botë. Të dua shumë Viola Verwest.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Annika Backes Verwest (@annikaverwest) on

Tiësto dhe Annika u njohën në vitin 2015 dhe u fejuan në vitin 2018.

DJ Tiësto bëhet baba: Zbulon gjininë dhe emrin e bebit