Kur Princi Charles dhe Princesha Diana u fejuan, nuk ishte krejtësisht një gjest dashurie. Charles ishte nën presion nga familja mbretërore për të krijuar familje dhe Diana dukej si një zgjedhje perfekte. Por, para se princeshë Diana të ishte zgjedhja për të cilën Charles iu bë presion për të propozuar, kishte një tjetër “zgjedhje” për të cilën Charles iu kërkua të propozonte: Kushërira e tij (jo e parë), Amanda Knatchbull.
Në “Battle of Brothers: William & Harry - The Inside Story of a Family in Tumult”, historiani dhe biografi mbretëror, Robert Lacey shpjegon se pse xhaxhai i njërit prej prindërve të tij, Lord Mountbatten, e kishte shtyrë atë të martohej me Amandën, e cila ishte kushërira e tij dhe mbesa e Mountbatten.
Sipas Lacey, Charles pranoi se ishte “i gatshëm ta njihte” dhe rrjedhimisht, një marrëdhënie mes tyre filloi të lulëzonte.
Lacey shkruan:
“Me kalimin e viteve të dy kushërinjtë u afruan, duke zhvilluar një respekt dhe miqësi të ndërsjellë që ka zgjatur deri në ditët tona, por, kur princi më në fund bëri propozimin e tij në verën e vitit 1979, pak para vrasjes së Lordit Mountbatter nga IRA* , Amanda e pavarur e refuzoi propozimin me mirësjellje.
*Lord Mountbatten u vra nga Ushtria Republikane Irlandeze (Irish Republican Army – IRA), gjatë një shpërthimi anijeje në Irlandën veri-perëndimore.

Mënyra se si Amanda e ktheu mbrapsht propozimin e Charles kishte një ndikim të madh në mbretin e ardhshëm.
“Dorëzimi i vetvetes ndaj një sistemi, ishte absolut kur iu bashkova familjes mbretërore. Kjo përfshiu një humbje të pavarësisë shumë më të madhe sesa martesa zakonisht sjell”, shpjegoi ajo, sipas Lacey-t.
Jonathan Dimbleby, biografi i Charles, thotë se refuzimi “shërbeu vetëm për të konfirmuar besimin e vetë mbretit të ardhshëm, se të martohesh brenda Shtëpisë së Windsor* ishte një sakrificë që askush nuk duhet ta bënte.”
*Shtëpia e Windsor përfshin shtëpinë mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar dhe mbretëritë e tjera të Komonuelthit.
- Trekëndëshi i dashurisë: A ishin ndonjëherë shoqe Lady Diana dhe Camilla
- Fejesat mbretërore: Pse Kate mori unazën e princeshë Dianës dhe Meghan, orën e saj
- Thuhet se princ Charles i tha Lady Diana-s se nuk e donte, një ditë para dasmës
- Pas këtij detaji të vogël, njerëzit janë të bindur se Meghan Markle është shtatzënë për herë të dytë
- Ky detaj tregon se marrëdhënia mes familjes mbretërore dhe princit Harry vazhdon të ketë krisje
Burimi: Marie Claire