Celebrity

6 muaj pas lidhjes: Njerëzit janë të bindur se tatuazhi i ri i Megan Fox është dedikim për reperin

Shkruar nga Anabel

24 Nëntor 2020

6 muaj pas lidhjes: Njerëzit janë të bindur se tatuazhi i ri i

Megan Fox po "e shkruan" marrëdhënien e saj në trup.

Aktorja 34-vjeçare tregoi tatuazhin e saj të fundit në American Music Awards 2020 dhe fansat besojnë se është një dedikim për të dashurin e saj, Machine Gun Kelly.

Një përdorues i Twitter me sy shqiponje, shkroi:

“Më në fund një pamje nga afër e tatuazhit të Megan Fox. Tatuazhi shkruan “el pistorelo”, që në spanjisht quhet ai që gjuan me armë, siç është dhe emri artistik i reperit: “Machine GUN Kelly”, ku “gun” do të thotë “armë”.

6 muaj pas lidhjes: Njerëzit janë të bindur se tatuazhi i ri i

Sipas ndjekësve, përkthimi në spanjisht mund të jetë një shenjë për faktin që ata të dy, u takuan për herë të parë në Puerto Rico.

Edhe pse Fox nuk ka përmendur asgjë në lidhje me tatuazhin, Machine Gun Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Richard Colson Baker, përmend diçka në tekstet e këngëve të tij, nga albumi i fundit “Tickets to My Downfall”:

“U takuam këtu vetëm katër muaj më parë. Kjo s’është e mundur. Sapo bëre tatuazh inicialet e mia. Unë sapo bëra tatuazh pseudonimin tënd.”

Aktorja Megan Fox, ashtu si i dashuri aktual, njihet për bërjen dhe heqjen e tatuazheve.

Koleksioni i saj përfshin një citat të Shakespear-it, simbolin “Yin-Yang”, si dhe emrin e ish-bashkëshortit, Brian Austin Green në zonën e poshtme të barkut.

6 muaj pas lidhjes: Njerëzit janë të bindur se tatuazhi i ri i

Machine Gun Kelly dhe Megan Fox janë një lidhje prej gjashtë muajsh, pasi u takuan në setin e “Midnight in the Switchgrass”.

6 muaj pas lidhjes: Njerëzit janë të bindur se tatuazhi i ri i

Fox ka tre fëmijë, Noah, 8 vjeç, Bodhi, 6 vjeç dhe Journey, 4 vjeç, nga martesa me Brian Austin Green, ndërsa reperi ka një vajzë 12-vjeçare me ish-in, Emma Cannon.

Burimi: Page Six