Kinema & TV

Aktorët do të luajnë si prindërit e Ryan Reynolds në filmin e ri, por të tre janë moshatarë [?]

Shkruar nga Anabel

26 Nëntor 2020

Aktorët do të luajnë si prindërit e Ryan Reynolds në

Fansat të “13 për 30” (13 going 30): Bëhuni gati, sepse dyshja, Jennifer Garner dhe Mark Ruffalo do të rikthehen përsëri bashkë një film tjetër.

Ata do të jenë prindërit e protagonistit, Ryan Reynolds, sipas The Hollywood Reporter.

Njerëzit, me të drejtë, menjëherë menduan se “ai që përzgjodhi kastin s’ka qenë i mirë në matematikë”, sepse aktualisht Jennifer Garner është 48 vjeç, Mark Ruffalo, 53 dhe Ryan Reynolds, 44 vjeç.

Sidoqoftë, për këtë ka një shpjegim fare të thjeshtë:

Filmi i ri e gjen aktorin kryesor (Ryan Reynolds) në rolin e një njeriu që udhëton pas në kohë, për të marrë ndihmë nga vetja e tij 13-vjeçare dhe për të gjetur babain e tij, një fizikan i shkëlqyer dhe brilant, luajtur nga Mark Ruffalo, në mënyrë që të shpëtojë të ardhmen. Ndërsa, Jennifer Garner, do të luajë rolin e nënës së Reynolds, kur ky i fundit ishte 13 vjeç.

Kjo shënon herën e parë që Garner dhe Ruffalo janë ribashkuar që nga filmi i tyre ikonik i vitit 2004.

Aktorët do të luajnë si prindërit e Ryan Reynolds në
13 GOING 30

Filmi kishte 16-vjetorin e tij në prill, të cilin Ruffalo e kujtoi në Twitter, duke shprehur se gjërat atëherë ishin më të thjeshta.

Gjithë zërat për një rikrijim të mundshëm të "13 going 30" deri më tani, Garner i ka hedhur poshtë.

Aktorët do të luajnë si prindërit e Ryan Reynolds në
13 GOING 30

Burimi: People