Celebrity

Cila është e vërteta e lidhjes Rihanna - A$AP Rocky?

Shkruar nga Anabel

1 Dhjetor 2020

Cila është e vërteta e lidhjes Rihanna - A$AP Rocky?

Vitin e kaluar, fansat e Rihannës kanë folur për një situatë të mundshme romantike mes këngëtares dhe mikut të saj, A$AP Rocky.

Thashethemet filluan të përkeqësohen edhe më shumë, pasi u raportua ndarja e Rihannës dhe “të dashurit të saj miliarder”, në janar.

Ndërkohë, tani, një burim i thotë People, pa dhënë detaje të tjera, se dyshja janë me siguri së bashku.

Kur një raport i tillë doli nga UK Sun në fillim të këtij viti, lajmi u mohua nga përfaqësues të Rihannës.

The Sun raportoi se Rihanna dhe A$AP Rocky kishin “ndarë një dhomë hoteli” gjatë një vizite në Neë York.

Personi që solli lajmin shtoi gjithashtu se “ata po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po i marrin gjërat ngadalë”.

Nga ana e tij, reperi më parë ka mohuar zërat për ndjenja romantike mes të dyve, duke pretenduar:

“Unë madje as nuk e shikoj në atë mënyrë. Ajo është seksi, por kaq.”

Artistët kanë qenë miq për një kohë të gjatë, madje A$AP Rocky, së fundmi u shfaq në fushatën "Fenty Skin" të Rihanna-s.

Ata gjithashtu kanë dhënë koncerte bashkë, kanë bashkëpunuar dhe kanë shkaktuar thashetheme, që prej vitit 2013.

Edhe pse nuk ka ende një konfirmim nga të dy se janë në një lidhje, askush s’mund ta mohojë që dyshja ka kimi dhe këtë më mirë se fjalët tona, e thonë intervistat e tyre:

Burimi: The Cut