Art & Libra

Shanse që vijnë njëherë në jetë: Dikush me fat do të mund ta njohë nga afër Mona Lisa-n!

Shkruar nga Anabel

1 Dhjetor 2020

Shanse që vijnë njëherë në jetë: Dikush me fat do

Falë një ankandi të kryer së fundmi në muzeun e Louvre-it në Paris, vetëm 1 do të ketë shansin të njihet nga afër me Mona Lisa-n! 

Ankandi, falë të cilit fituesi do të mund të përjetojë një eksperiencë nga ato që vijnë vetëm njëherë në jetë, nisi sot më 1 dhjetor.

Fatlumi do të marrë pjesë në testimin e përvitshëm që i bëhet "Mona Lisa-s", pikturës më të famshme të Leonardo da Vinci-it, teksa nxirret për kontrrollin dhe inspektimet rutinë, të paktën kështu u njoftua nga shtëpia e ankandeve Christie.

Eksperienca të tjera, përfshi këtu një tur privat nëpër muze bashkë me Jean-Luc Martinez, drejtorin dhe presidentin e Louvre-it, do të ndodhë në vazhdim për fituesin e ankandit.

Marka të famshme si Cartier dhe Dior kanë vendosur t'i bashkohen projektit të muzeut, duke shtuar kontributin e tyre në eksperiencën e këtij ankandi. 

Shanse që vijnë njëherë në jetë: Dikush me fat do

Cartier, ka dhuruar një nga byrzylykët më të famshëm të brand-it, Panthère de Cartier për ankandin, i cili do t'i prezantohet fituesit gjatë turit privat nëpër galeri. Ky i fundit do të dërgohet gjithashtu të shohë punime të tjera nga Cartier dhe jo vetëm.

Gjatë një deklarate për shtyp, organizatorët thanë se Louvre do t'i përdorë të ardhurat që vijnë nga ankandi për ta bërë muzeun e famshëm të aksesueshëm për të gjithë. Në planet e së ardhmes është gjithashtu një hapësirë e re, Louvre Museum Studio, fokusi i të cilës do të jetë tek edukimi mbi artin dhe kulturën.

Ankandi do të zgjasë deri në 15 dhjetor, por fituesit do të kenë mundësi t'i përdorin eksperiencat e tyre përgjatë dy viteve. Louvre është muzeu më i madh dhe më i famshëm i artit, i cili ka mesatarisht rreth 10 milionë vizitorë çdo vit.

Burimi: CNN