Social Buzz

Këto janë 10 krijuesit kryesorë të TikTok, sipas vetë aplikacionit

Shkruar nga Anabel

3 Dhjetor 2020

Këto janë 10 krijuesit kryesorë të TikTok, sipas vetë

2020-a ishte viti i TikTok. Platforma pushtoi të gjitha moshat dhe arriti t’i fiksojë njerëzit pas ekranit me orë të tëra.

Aplikacioni u përdor nga të famshëm dhe njerëz të thjeshtë dhe bëri shumë prej njerëzve të thjeshtë, të famshëm.

Vetë TikTok ka sjellë një listë me “Top 10” krijuesit e saj, përzgjedhur jo vetëm në bazë të ndjekësve, por edhe “angazhimeve totale në aplikacion, shikueshmërinë, pëlqimet, rritjen etj”, u shpreh vetë platforma.

10. Noah Beck (@noahbeck)

Këto janë 10 krijuesit kryesorë të TikTok, sipas vetë

Nëse ju pëlqejnë të rinjtë që bëjnë vallëzime me entuziazëm të mesëm dhe herë pas here tregojnë muskujt e barkut, atëherë Noah Beck është për ju! Një nga djemtë më seksi të TikTok, aktualisht është në një lidhje me Dixie D’Amelio, të cilën e gjeni më poshtë në listë.

9. Chriselle Lim (@chrisellelim)

Këto janë 10 krijuesit kryesorë të TikTok, sipas vetë

Chriselle Lim është një influencuese dhe stiliste koreano-amerikane që njihet më shumë si “një mama e pasur”. Nëse ju pëlqen të mësoni për brande origjinale, veshje dhe aksesorë luksozë, si dhe këshilla për kujdesin ndaj lëkurës, Lim është fiks për t’u ndjekur nga ju.

8. Michael Le (@justmaiko)

Këto janë 10 krijuesit kryesorë të TikTok, sipas vetë

Michael Le është një valltar dhe koreograf i njohur. Ai e ka nisur angazhimin e tij në rrjete të tilla sociale, që me programin Musical.ly, një version i vjetëruar i TikTok.

7. Addison Rae (@addisonre)

Këto janë 10 krijuesit kryesorë të TikTok, sipas vetë

Addison Rae ju fton ta shihni teksa kërcen, pa u munduar shumë. TikTok-u i dha famë ndërkombëtare dhe gjithçka që erdhi më pas, e pasuroi jashtëzakonisht shumë Rae-n. 20-vjeçarja është aktualisht me Bryce Hall, edhe ky një yll TikTok-u.

6. Hyram (@skincarebyhyram)

Këto janë 10 krijuesit kryesorë të TikTok, sipas vetë

Hyram është një YouTuber i përkushtuar, por ai ka më shumë ndjekës në TikTok sesa në YouTube. Nëse doni të dini më shumë për kujdesin ndaj lëkurës, Hyram është guruja juaj.

5. Wisdom Kaye (@wisdm8)

Këto janë 10 krijuesit kryesorë të TikTok, sipas vetë

Wisdom Kaye është një ikonë mode në TikTok. Vogue e quajti “djalin me veshjen më të mirë të platformës”. Njerëzit i dërgojnë sfida veshjesh dhe ai i realizon ato më së miri.

4. Devon Rodriguez  (@devonrodriguezart)

Këto janë 10 krijuesit kryesorë të TikTok, sipas vetë

Devon Rodriguez është i njohur për aftësinë që ka për të pikturuar. Numëron aktualisht 9.5 milionë ndjekës në platformë.

3. Bella Poarch (@bellapoarch)

Këto janë 10 krijuesit kryesorë të TikTok, sipas vetë

Bella Poarch fitoi ndjekës në vitin 2020 me një ritëm vërtet eksponencial pasi përsosi këtë “kërcim” të fytyrës [?] E çuditshme, e dimë. Videoja “M to the B” e Bella Poarch, është aktualisht më e pëlqyera në TikTok, me rreth 42.9 milionë pëlqime.

2. Tabitha Brown (@iamtabithabrown)

Këto janë 10 krijuesit kryesorë të TikTok, sipas vetë

“Mbretëresha vegane e TikTok”, Tabitha është e njohur për videot e saj relaksuese dhe recetat vegane.

1. Charli D'Amelio (@charlidamelio)

Këto janë 10 krijuesit kryesorë të TikTok, sipas vetë

Charli, nga një balerinë e panjohur, u kthye në adoleshenten më të famshme të aplikacionit. Në nëntor, ajo u bë personi i parë që arrin të ketë 100 milionë ndjekës në TikTok.

Arikuj të rekomanduar:

Burimi: BuzzFeed, Insider