Një ish-shef izraelit i sigurisë hapësinore ka thënë se “tokësorët kanë qenë në kontakt me jashtëtokësorët nga një “federatë galaktike”.
"Objektet Fluturuese të Identifikuara kanë kërkuar që të mos publikojnë se janë këtu, njerëzimi nuk është ende gati”, tha Haim Eshed, ish-shefi i drejtorisë hapësinore të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, për gazetën izraelite Yediot Aharonot.
Intervista në hebraisht u zhvillua të premten dhe mori menjëherë vëmendje, pas përkthimit në anglisht nga Jersualem Post, ditë e sotme, 8 dhjetor.
Eshed tha se “alienët ishin po aq kuriozë për njerëzimin dhe po kërkonin të kuptonin ‘strukturën e universit’”.
Ai shtoi:
“Ekziston një marrëveshje midis qeverisë amerikane dhe alienëve. Ata nënshkruan një kontratë me ne për të bërë eksperimente këtu.”
Haim Eshed shtoi se presidenti Donald Trump është i vetëdijshëm për ekzistëncën e jashtëtokësorëve dhe kishte qenë “në prag të zbulimit të informacionit”, por iu kërkua të mos e bënte për të parandaluar “histerinë masive”.
"Ata kanë pritur deri më sot që njerëzimi të zhvillohet dhe të arrijë një fazë ku ne do të kuptojmë në përgjithësi, çfarë është hapësira dhe ç’janë anijet kozmike.”
Idetë e Eshed përshkruhen ,ë të detajuara në "The Universe Beyond the Horizon — Conversations with Professor Haim Eshed" nga Hagar Yanai, botuar në nëntor.
Eshed, i cili mbikëqyri lëshimin e satelitëve të shumtë izraelitë në hapësirë, tha se ai po fliste pikërisht tani, sepse qëndrimet po ndryshonin dhe njerëzit duken më të gatshëm për të pranuar.
"Nëse do të kisha dal me këtë që po them sot, pesë vjet më parë, do isha shtruar në spital. Sot, nuk kam asgjë për të humbur. Kam marrë gradat dhe çmimet e mia. Jam i respektuar në universitete jashtë vendit.”
Në maj, Trump tha:
"Hapësira do të jetë e ardhmja, si në aspektin e mbrojtjes dhe sulmit ... ne tani jemi lider në hapësirë".
Lajmi menjëherë ka sjellë meme dhe teori në internet. Ndërkohë një pjesë, kanë kërkuar të “takohen me grupin e alienëve”.
Burimi: NBC News