Ish-futbollisti italian Paolo Rossi, i cili udhëhoqi ekipin kombëtar drejt fitores në Kupën e Botës në vitin 1982, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare.
Gruaja e tij Federica Cappelletti postoi në Instagram një fotografi të tyre së bashku me mbishkrimin "Per sempre" ("përgjithmonë"). Ajo nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes, por mediat italiane raportojnë se Rossi vuante prej kohësh nga një sëmundje.
View this post on Instagram
Rossi ishte golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i turneut 1982 në Spanjë, duke fituar Këpucën e Artë dhe Topin e Artë. Performanca e tij eleminoi Brazilin, një nga pretendentët për fitore, gjë që konsiderohet nga tifozët si një nga performancat më të mira në historinë e Kupës së Botës.
Në 2004, ai u cilësua nga legjenda braziliane Pelé si një nga 125 futbollistët më të mirë që ishin ende gjallë.
Pasi u tërhoq nga futbolli në fund të viteve 1980, ish-sulmuesi i Juventus dhe AC Milan punoi si ekspert për Sky, Mediaset dhe Rai.
Burimi: BBC, Goal