TV Mania

Altin Basha flet për arsyet e largimit nga 'Portokalli' pas 17 vitesh

Shkruar nga Anabel

15 Dhjetor 2020

Altin Basha flet për arsyet e largimit nga 'Portokalli' pas 17

Altin Basha, pas më shumë se 17 vitesh, u largua nga "Portokallia" këtë shtator. Fillimisht u tha se regjisori historik u largua nga spektakli për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e Top Channel, por vetëm tani Basha flet për vendimin e marrë.

Gjatë një interviste për Abc News, drejtori i Teatrit Eksperimental, shpjegoi arsyet e largimit nga "Portokalli", në vija të përgjithshme, duke shmangur detajet konkrete.

"Eshtë shumë shpejt për të folur me detaje, por ky vendim që e kam marrë pas 17 vitesh do të të jap një përgjigje. Unë nuk kam ndërmend të ushqej thashethemet. E kam parë si një hapësirë lirie (Portokallinë). Në momentin kur kjo liri cenohet, arsyeja pse drejtoja Portokallinë ra. Është një kontribut që mendoj se me kohën do të vlerësohet më shumë."- u shpreh regjisori. 

Ndër të tjera ai tha se nuk mendon se "Portokallia" do të bjerë pas largimit të tij, duke i uruar suksese aktorëve dhe gjithë stafit aktual të spektaklit.

"Nuk e kam bërë vetëm punën, ka qenë një punë grupi. Kam qenë i privilegjuar që kam punuar me një grup të rinjsh."

Basha foli gjithashtu për një tjetër projekt, tek i cili do të përdorë gjithë eksperiencën gati 17 vjeçare që mori nga drejtimi i një spektakli si "Portokallia".