KORONAVIRUS

Situata e Covid-19 në vend: A është nevoja për masa të tjera?

Shkruar nga Anabel

17 Dhjetor 2020

Situata e Covid-19 në vend: A është nevoja për masa të

Në deklaratën e fundit, kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli deklaroi se situata e Covid-19 gjatë ditëve të fundit ka qenë më pozitive.

Masat e marra, duket se kanë dhënë rezultat në uljen e numrit të shtrimeve në spital si dhe në atë të rasteve pozitive. Diçka e tillë nënkupton se deri më tani nuk është nevoja për shtimin e masave të tjera kufizuese, siç përflitej.

Sipas ekspertëve, ulja e shtrimeve në spitale dhe infeksioneve ka ardhur si rezultat i masave me nivel mesatar të marra gjatë javëve të fundit.

“Kemi pasur mundësinë që të diskutojmë dhe të ndajmë eksperienca me kolegët turq. Gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin e tyre. Kemi diskutuar mbi situatën epidemiologjike si dhe  mbi masat e marra. Kemi shqyrtuar me vëmendje strategjinë e përballjes vjeshtë-dimër.

Kolegët turq kanë pasur rastin të shkojnë edhe në terren, duke parë nga afër situatën. Kemi diskutuar edhe për vazhdimësinë edhe për problemet në të ardhmen. Ka një ulje të numrave të të shtruarve në spital dhe pozitivitetit. Ekspertët e kanë vlerësuar si një vlerë e ardhur nga masat me nivel mesatar që janë marrë. Po vazhdojmë ta monitojmë situatën që të vazhdojmë ta kemi të kontrolluar."- u shpreh Rakacolli.

Ndërkohë, Silva Bino u shpreh se testimet janë katërfishuar, gjë që e bën më të shpejt gjurmimin dhe ndihmon në reduktimin e zinxhirit të infeksionit.