Në 26 shkurt 2021, Apple Original Film do të nxjerrë dokumentarin me titull “Billie Eilish: The World’s A Little Blurry” (Bota është pak e turbullt).
Sipas përmbledhjes zyrtare të filmit, “dokumentari ofron një vështrim thellësisht intim në udhëtimin e një adoleshenteje të jashtëzakonshme, që sapo mbushi 17 veç, e gjeti veten mes skenës, shtëpisë, familjes dhe studios, teksa punonte për albumin “When we all fall asleep, where do we go?”.
Në janar, këngëtarja tha se ishte “e tmerruar” për publikimin e dokumentarit.
“Nuk kam parë asnjë pjesë të tij. Ata kanë filmuar që prej muajit korrik të vitit 2018. Kush ka aq shumë pamje të vetes dhe s’i sheh kurrë?! Jam e tmerruar.”
Në klipin e shkurtër shfaqet Billie që fle në shtratin e prindërve sepse “ka frikë nga përbindëshat në dhomën e saj”, si dhe përqafimi i saj “historik” me Justin Bieber, të cilin ajo e ka adhuruar prej vitesh, përpara se të bëhej po aq e famshme dhe (ndoshta) më e suksesshme se ai.
Burimi: Marie Claire