Falë 2020-ës kaluam pjesën më të madhe të kohës në shtrat dhe me pizhama, ndërkohë që lundronim nëpër dyqane virtualisht për të bërë blerjen e radhës online.
Nëse për veshjet apo artikujt e tjerë është më e thjeshtë të zgjedhim çfarë na duhet, puna vështirësohet tek blerjet kozmetike. Si mund ta dimë nëse ajo ngjyrë buzëkuqi do të na shkojë kur ta vendosim në buzë? Një pjesë e mirë e dyqaneve nuk lejojnë më as përdorimin e testerave, si një masë shtesë për ruajtjen e higjenës, por atëherë çfarë mbetet? Google e pa që ky ishte një problem goxha serioz dhe vendosi të na e thjeshtësoi jetën kur vjen puna tek blerjet e produkteve të make up-it.
Na bashkëpunim me ModiFace dhe Perfect Corp, gjigandi i teknologjisë ka lançuar së fundmi një aplikacion të ri që të ndihmon virtualisht të testosh produktet para se t'i blesh.
Klientë të markave të ndryshme do të mund të krahasojnë nuanca specifike të buzëkuqit, paletave të syve dhe jo vetëm, për të parë nëse përshtaten ose jo me lëkurën e tyre. Për ta përdorur, gjithçka duhet të bëni është të shkarkoni në telefon Google Shoppig dhe të kërkoni produktin që ju intereson.
Madje, keni gjithashtu mundësinë të kombinoni disa produkte të ndryshme në të njëjtën kohë dhe të shihni virtualisht si qëndrojnë në fytyrë.
Burimi: Pop Sugar