Drew Barrymore është një nga aktoret më të guximshme kur vjen puna tek eksperimentet e flokëve. Gjatë karrierës së saj ka provuar kaq shumë ngjyra, prerje dhe modele flokësh sa shpesh dukej sikur në rolin e ri thjesht kishte vënë paruken e radhës.
Barrymore i përshtatej çdo karakteri të personazheve të saj, pasi mendonte se duke ndryshuar flokët do të lidhej më shumë me rolin.
Për gjithë eksperimentet dhe flokët e dëmtuar aktorja s'pendohet, por ka arritur në një përfundim të vetëm. Ka një model flokësh që s'do ta bënte më kurrë.
Flokët e shkurtër s'bëjnë për të!
"I doja flokët e mi të shkurtër, por ky s'është modeli dhe prerja që do të mbaja sot për flokët e mi."- u shpreh aktorja dhe pse shton se është e lumtur që e ka lejuar veten të jetë eksperive në çdo lloj forme.
Përsa i përket kësaj prerjeje, Drew s'ka asgjë specifike, thjesht s'e gjen më veten aty!
Burimi: Pop Sugar