Ariana Grande njoftoi fejesën e saj me agjentin e pasurive të patundshme, Dalton Gomez, në Instagram dhe Twitter.
Nën foto, ajo shkruan: “Forever n then some” (Përgjithmonë dhe më shumë).
View this post on Instagram
Grande gjithashtu postoi disa fotografi nga unaza e saj e fejesës, e cila ka një diamant të prerë në formë ovale dhe një perlë të bardhë.
Në vitin 2018, ylli i “Positions” postoi një foto tjetër në Twitter, me të njëjtin mbishkrim:
“Forever n then some”.
Në foto shfaqet gjyshja, Marjorie Grande dhe gjyshi i saj i ndjerë, Frank Grande.
forever n then some pic.twitter.com/2a9mlNBV4V
— Ariana Grande (@ArianaGrande) July 22, 2018
Ka akoma:
Sipas Elle, pas vdekjes së Frank Grande në vitin 2014, gjyshja e saj i dhuroi Ariana-s një unazë perle marrë nga kravata e gjyshit.
“Nonna më bëri një unazë me perla nga ato të gjyshit. Ajo thotë se ai i tha asaj në ëndërr se kjo unazë do më mbronte”, shkroi Ariana në tetor të po atij viti.
nonna had a ring made for me w/ the pearl from grandpa's tie pin. she says he told her in a dream it'd protect me. <3 pic.twitter.com/BkvGSfuGWh
— Ariana Grande (@ArianaGrande) October 28, 2014
Ndërkohë, fejesa ka dhe aprovimin e mamasë së saj, e cila shkruan:
“Jam shumë e lumtur për ardhjen e Dalton Gomez në familjen tonë. Ariana, të dua shumë ty dhe Dalton!”
I am so excited to welcome Dalton Gomez into our family! Ariana, I love you and Dalton so much!!!! Here’s to happily ever after! YAY! xoxoxo
— Joan Grande (@joangrande) December 20, 2020
- Ariana Grande, zyrtarisht e fejuar: Çfarë ka burri i ardhshëm ndryshe nga ish-at e saj
- Hap pas hapi: Stilisti i flokëve të Ariana Grande-s ju tregon si të bëni bishtin tipik të këngëtares
- Makeup-i dhe flokët e Ariana Grande-s, virale në TikTok: Kur t'i shihni, do doni t’i provoni dhe ju!
- Lejla e ëmbël livande: Ariana Grande propozon një manikyr French ndryshe
Burimi: Glamour