J Lo dhe i fejuari, Alex Rodriguez, kishin vendosur ta bënin dasmën e tyre në qershor të këtij viti në Itali, por pandemia iu prishi planet.
Në maj, ata thanë se e shtynë dasmën “në një kohë të pacaktuar”.
Ndërsa tani, mund të mos ketë fare dasmë.
Lopez u pyet në emisionin SiriusXM të Andy Cohen, Radio Andy, nëse ajo e kishte konsideruar që të mos martohej.
“Ne kemi folur në lidhje me këtë, sigurisht. Në moshën tonë, ku të dy kemi qenë të martuar më parë, ndodh të pyesim: Do martohemi? Apo jo? Çfarë do të thotë kjo për ne? Pastaj bëhet më personale: “Çfarë do ti që të bësh?”
J Lo tha se s’ka asnjë nxitim për martesën, nëse ata vendosin të bëjnë një.
“Jam mërzitur pak sepse ne kishim plane të shkëlqyera, por nuk ndodhën. Unë, sidoqoftë mendoj se Zoti ka një plan më të madh. Duhet të presim dhe të shohim. Ndoshta do jetë më mirë në të ardhmen? Dua të besoj se po.”
Lopez tha për Today:
“Tani s’ka asnjë plan. Gjithçka është disi në pritje.”
- Nga këto detaje, fansat mendojnë se Jennifer Lopez do të martohet në fshehtësi të plotë
- Gazetarja thotë se fotot nudo të Jennifer Lopez janë ‘të dëmshme’, por pse?
- Jennifer Lopez njofton për këngën e re ndryshe: Me një sesion fotosh nudo
- Pse performanca e zjarrtë e Jennifer Lopez po i kujton njerëzve Beyonce-n?
- AMAs 2020: Performanca e Jennifer Lopez ishte aq sensuale, sa për pak do censurohej
Burimi: Glamour