Lëkura

Kujdesi i lëkurës dhe flokëve: Njihuni me zgjidhjen organike revolucionare!

Shkruar nga Anabel

23 Dhjetor 2020

Kujdesi i lëkurës dhe flokëve: Njihuni me zgjidhjen organike

E dini që lëkura jonë mund të thithë deri në 60% të çdo produkti që vendoset në të? Interesante dhe e frikshme njëkohësisht, nëse sillni ndërmend të gjitha kremrat që keni blerë pa u lexuar përbërësit dhe sigurisht që në një moment të dytë, jeni përballur me probleme. E dini që mesatarisht, ne na bien 50-150 fije floku çdo ditë? Zakonisht askush nuk e vë re këtë sepse flokët rigjenerohen, por nuk ndodh gjithmonë kështu. Ky nuk është një artikull për t’ju njohur me fakte interesante për lëkurën dhe flokët, por për t’ju theksuar rëndësinë e produkteve dhe markave që përzgjedhim.

Na lejoni t’ju prezantojmë me SKIN NOVIS, një brand i ri shqiptar, produktet e të cilit kanë përmbajtje organike për kujdesin e lëkurës dhe flokëve. Koncepti i SKIN NOVIS janë formulat revolucionare, përbërësit e çmuar me performancë të lartë bimore dhe shtazore, formulat e përqëndruara dhe të pasura me përbërës aktivë me efekte të dukshme.

Formulat e SKIN NOVIS shmangin përbërësit tokstikë, jonatyralë dhe sintetikë. Produktet janë të krijuara me përbërës të certifikuar organikë, pa kimikate të panevojshme dhe gjithmonë ekologjike. Pra, jeni edhe miqësor me mjedisin.

Përmendëm disa herë produktet dhe ne e dime që jeni mjaftueshëm kuriozë, ndaj po ju prezantojmë shkurtimisht me katër krijimet e para të linjës.

Formula Revolucionare e REPARANDO - Regenerating Cream shërben për tri funksione: rigjenerues pasi stimulon kolagjenin, lufton rrudhat dhe si primer për kremin pudër. Për më tepër, është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave dhe falë përbërësve organikë, si gjalpi i dhisë, depërton në tetë shtresa të sipërfaqes së lëkurës.

Kujdesi i lëkurës dhe flokëve: Njihuni me zgjidhjen organike

SOLIDUM - Anti Hair Loss Spray do t’i vijë në ndihmë kujtdo që ka problem me rënien e flokëve. Sprucuesi është i pasur me vitamin A, kompleksin e vitaminave B, E, C, D si edhe minerale si selen, zink, hekur dhe magnez. Formula me përmbajtje të hithrës, bimës së bishtit të kalit dhe mentes e bën të përsosur për rritjen e flokëve. Sikur të mos mjaftonte kjo, është i përshtatshëm për meshkujt dhe femrat dhe nuk ka efekte anësore.

Kujdesi i lëkurës dhe flokëve: Njihuni me zgjidhjen organike

MERIDIEM - Hydrating Face Cream do të jetë sprucuesi juaj i preferuar hidratues për shkak të vitaminës A dhe C. Formula siguron hidratim, tonifikim dhe mbrojtje nga dielli.

LAVA SOAP është thjesht ideal për lëkurën e yndyrshme dhe ndihmon në përtharjen e akneve. Përbërja, e pasur me vitaminat A, E dhe mineralet si fosfor, kalcium, magnez dhe zink, balancon yndyrën në lëkurë, lufton aknet dhe përmirëson teksturën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SKIN NOVIS ?? (@skinnovis_al)

Së shpejti, katër produkteve të mësipërme do t’i shtohet edhe një tjetër, i krijuar posaçërisht për bebushat.

Si brand shqiptar në veçanti, por edhe si brand me produkte organike në përgjithësi, SKIN NOVIS nuk e ka patur të lehtë të prezantohej në tregun e kujdesit të lëkurës, por i gjithë stafi, i nxitur nga pasioni dhe ëndrrat për diçka të re, unike dhe efektive, ia dolën të sillnin konceptin e tyre në rutinën e kujdesit të lëkurës.

Për më shumë informacion mbi SKIN NOVIS mund të drejtohuni në website, si edhe profilet në Facebook dhe Instagram.