Kanë kaluar 3 muaj që kur Chrissy Teigen dhe John Legend humbën fëmijën e tyre të tretë, humbje të cilën e dokumentuan të gjithë publikisht. Pavarësisht kohës, ngjarja traumtatike ka lënë gjurmë të thella tek modelja e cila përmes një postimi të fundit në Instagram, tregon se ka marrë vendimin e radhës.
Teigen ka postuar një foto ku shfaqet me trupin e saj post-shtatzënisë, fatkeqësisht të ndërprerë dhe ndër të tjera shpreh trishtim për faktin që nuk do të jetë më kurrë në pritje të një fëmije.
View this post on Instagram
"Kjo jam unë dhe trupi im. Edhe pse nuk jam më shtatzënë, çdo pjesë e kësaj pasqyre më kujton se si mund të dukesha tani. Nuk kam asnjë ide pse e kam akoma këtë bark, por është frustruese. Gjithsesi, jam krenare se ku ky rrugëtim e çoi trupin dhe trurin tim. Unë dua shumë të jem shtatzënë dhe jam e trishtuar që s'do të mundem të jem më kurrë e tillë, por nga ana tjetër jam me fat për të vegjëlit e mi që rriten çdo ditë e më shumë."
Nuk dihet ende nëse ky është një vendim i vetë çiftit apo vjen si pasojë e nderlikimeve të fundit që pësoi, të cilat deshën kohë, terapi dhe shumë dashuri për t'u kaluar.
Burimi: Cosmpolitan