KORONAVIRUS

Vendet europiane nisin sot vaksinimin kundër Covid-19

Shkruar nga Anabel

27 Dhjetor 2020

Vendet europiane nisin sot vaksinimin kundër Covid-19

Ashtu siç u parashikua, sot (27 dhjetor) ka nisur programi i vaksinimit kundër Covid-19 në vendet europiane. Në disa prej tyre, vaksinimi filloi që dje në mbrëmje ku punonjës të shëndetësisë në Hungari, Sllovaki dhe Gjermani morën injeksionet e para të vaksinës Pfizer/BioNtech.

E para që mori vaksinën kundër Covid-19 në Gjermani ishte 101-vjeçarja Edith Këoizalla. Jens Spahn, ministri gjerman i Shëndetësisë tha se vaksina është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të kthyer jetën në normalitet.

Ndërkohë, kryeministri çek, Andrej Babis u vaksinua mëngjesin e sotëm. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të shtunën se vaksina Pfizer/BioNTech është dorëzuar në të gjitha 27 vendet anëtare.

Nga ana tjetër, në Britaninë e Madhe ka zëra që thonë se vaksina e Oxford/AstraZeneca do të marrë aprovimin për t'u përdorur menjëherë që javën e ardhshme, madje ndoshta që nesër. Ata besojnë se kjo vaksinë do të jetë funksionale edhe kundër mutacioneve të virusit, por për ta vërtetuar këtë nevojiten testime të tjera.

Burimi: The Guardian