Kush nuk i kujton me nostalgji filmat e famshëm që shihnim gjatë adoleshencës? Një pjesë e mirë e tyre kanë lënë shenjë brenda nesh dhe pavarësisht viteve i rikthehemi skenave, batutave dhe situatave më pikante të ngulitura në mendje.
Ditët e fundit të vitit, teksa reflektoni për 2021-in kthehuni pas në kohë dhe kujtoni sa e bukur ishte jeta dikur!
1. Now and Then (1995)
4 shoqe të ngushta fëmijërie tashmë të rritura bashkohen për të kujtuar verën e parë që nisën romancat naive me djemtë. Çdo skenë do t'ju kujtojë diçka!
2. School Ties (1992)
Filmi ku luajnë zemërthyesat e adoleshentëve të asaj kohe, Matt Damon dhe Brandan Fraser, bazohej në eksperiencën e vërtet të shkrimtarit Dick Wolf, i cili u detyrua të fshihte preardhjen dhe besimet e tij nga frika e të qënit i refuzuar.
3. Real Women Have Curves (2002)
Një adoleshente që rebelohet ndaj të ëmës dhe e percepton sipas mënyrës së saj ëndrrën amerikane. Sfidat që i duhet të kalojë personazhit për të pranuar trupin e saj dhe gjithë presionin e shoqërisë do t'ju bëjnë t'i riktheheni me qejf!
4. Thirteen (2003)
Një vajzë e mirë që joshet nga ndikimi i keq i asaj çfarë ka përreth. Sigurisht që do t'ju kujtojë veten 15 vjeç dhe do t'ju bëjë të ndjeni sërish sa ju ka marrë malli për gabimet naive të asaj periudhe.
5.Moonrise Kingdom (2012)
Dashuria e pastër përshkruar në mënyrën më sublime të mundshme. Historia e dy 12-vjeçarëve, që bien në dashuri me njëri-tjetrin dhe planifikojnë të arratisen bashkë në një ishull.
6. Mean Girls (2004)
Ky film s'ka nevojë përshkrim. Thjesht shiheni!
7.Clueless (1995)
Një nga filmat më të dashur për adoleshentët e viteve '90-të! Një vajzë e përkëdhelur dhe narciste nga Beverley Hills, nis të jetojë me realitetin e vërtet!
8.The Breakfast Club (1985)
Pa asnjë dyshim, ky film ka hyrë në listën e klasikëve që s'njeh kohë. The Breakfast Club zbërthen mrekullisht bukur karakteret e ndryshme të disa adoleshentëve vetëm përmes dialogjeve fantastike. Dramë, komedi, rebelim dhe shumë hormone adoleshentësh brenda një klase.
Burimi: Glamour