High Tech

Personi më i paguar nga YouTube për vitin 2020 është vetëm 9 vjeç!

Shkruar nga Anabel

29 Dhjetor 2020

Personi më i paguar nga YouTube për vitin 2020 është

Ryan Kaji është zyrtarisht youtuber-i më i paguar i vitit 2020 me kanalin e tij “Ryan’s World” (Bota e Ryan).

9-vjeçari ka fituar mbi 24 milionë euro gjatë këtij viti dhe rreth 163.5 milionë euro nga marka e tij me lodra dhe veshje.

Ryan Kaji mban titulin si personi më i paguar nga YouTube për të tretin vit radhazi.

Këtë vit ai nënshkroi dhe një marrëveshje “disa miliona-dollarëshe” me Nickelodeon, por për të cilën nuk dihet ende shumë.

Kaji, i cili tashmë njihet si “influencues fëmijësh”, filloi të bënte video në mars të 2015-ës, pasi pa kanale të tjera të ngjashme dhe pyeti nënën e tij: “Pse nuk jam dhe unë në YouTube, kur gjithë fëmijët e tjerë janë?”

Videoja e më njohur e tij, "Huge Eggs Surprise Toys Challenge", ka më shumë se 2 miliardë shikime, duke e bërë atë një nga 60 videot më të shikuara ndonjëherë në platform.

Familja e tij, e cila ndryshoi mbiemrin e saj të vërtetë nga “Guan”, në “Kaji”, tani drejton nëntë kanale në YouTube.

Ryan’s World është më i popullarizuari me 41.7 milionë abonues dhe 12,2 miliardë shikime.

Poll

Burimi: Unilad, Irish Times