Celebrity

Abuzimet seksuale të Alexander Wang: Kompania nuk pranon të komentojë; flet ish-avokati i dizajnerit

Shkruar nga Anabel

30 Dhjetor 2020

Abuzimet seksuale të Alexander Wang: Kompania nuk pranon të

Disa ditë pasi u shfaqën akuzat kundër diszajnerit Alexander Wang për sulme seksuale, një zëdhënës i kompanisë i kontaktuar nga Women’s Wear Daily nuk pranoi të komentonte.

Avokati Harley Lewin, i cili ka punuar me Wang në të kaluarën, tha për WWD: “Unë kam qenë në të dyja këto situata. Ka arsye binëse se pse njerëzit e trajtojnë çdo pretendim për abuzim seksual me respekt dhe besueshmëri. Njerëzit kanë prirjen që të reagojnë nga talljeve ose gjërave të tjera negative që thuhen në internet. Nga ana tjetër, ekziston edhe një nivel pafajësie, budallallëku, sinqerisht.”

Në vijim shtoi: “Unë i kam kaluar këto situata. Jam akuzuar gabimisht. Kështu që kam një simpati për të dyja palët. Thjesht do të nxisja njerëzit që t’u jepet mundësia të dyja palëve të dëgjohen. Njerëzit duhet të shmangin gjykimet e bazuara në pretendime dhe ankesa publike.”

Lewin nuk e përfaqëson Wang, por tha se e konsideron mik dhe koleg. “Unë e di që është një njeri i mirë dhe shumë i kujdesshëm,” u shpreh ai.

Viktimat e supozuara të Wang kanë folur përmes disa videove në TikTok, Instagram dhe Twitter, për të treguar me detaje sjelljen e tij. Akuzat variojnë duke thënë se Wang mashtron njerëzit, u jep drogë ose i detyron të dehen në festa. Ka gjithashtu akuza të përsëritura nga disa gra transgjinore, që thonë se Wang i ka detyruar të ekspozojnë organet gjenitale.

Abuzimet seksuale të Alexander Wang: Kompania nuk pranon të

Alexander Wang është një dizajner amerikan, i lindur në San Francisco, Kaliforni, nga dy prindër nga Tajvani. Nga nëntori i vitit 2012 deri në korrik të 2015-s, Wang ishte drejtori artistik i Balenciaga. Në vitin 2005 themeloi markën e tij. Ai njihet për krijimet e frymëzuara nga stili urban dhe përdorimin e ngjyrës së zezë.