Celebrity

Pse Billie Eilish humbi papritur 100 mijë ndjekës në Instagram

Shkruar nga Anabel

30 Dhjetor 2020

Pse Billie Eilish humbi papritur 100 mijë ndjekës në Instagram

Billie Eilish, si shumë të tjerë në Instagram së fundi vendosi të provonte trendin më të ri që qarkullon nëpër Instastory: "Posto një foto nga".

Fotot që ndjëkësit kërkuan ishin të tipit: "çfarë fotografie ke në wallpaper" apo "cili është vizatimi yt më i mirë" dhe menjëherë pasi këngëtarja jua tregoi, vuri re se ndjësit e saj u zvogëluan me plot 100K.

Për çfarë fotoje bëhej fjalë? Për këtë! Dy vajza nudo dhe një pikturë në qendër të së cilës ishte gjoksi!

Billie gjithsesi është shumë krenare dhe pse këtë pasion të sajin, iu desh ta paguante me humbjen e 100,000 fansave.

Pse Billie Eilish humbi papritur 100 mijë ndjekës në Instagram

Nga 73 milion ndjekës, dikush vuri re se pak pas postimit Eilish kishte 72.9 milionë dhe fajin të gjithë ja vunë gjokseve! Për 100 mijë prej tyre, dëshira e Eilish për të parë/vizatuar gjokse s'është dhe aq e pranueshme.

Nuk është hera e parë që këngëtarja përballet me kritika të këtij tipi. Pak kohë më parë, i kërkoi ndjekësve zyrtarisht të mos e ngacmonin më për flokët e saj në ngjyrë jeshile.