Showbiz dhe TV

Martohen Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Shkruar nga Anabel

1 Janar 2021

Martohen Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku janë zyrtarisht burrë dhe grua. Në një postim në Instagram, aktorja u shpreh se vendosën të zyrtarizonin lidhjen e tyre.

“Marku dhe unë, me besimin se dashuria është bekim, vendosëm dhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit të mbarë plot lumturi nga familja jonë. (Shihemi në dasmë).” – shkruan ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rudina Dembacaj (@rudinadembacaj)

Nisur nga fotot me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ata janë mjaftuar me një ceremoni të thjeshtë civile. Mirëpo siç kuptohet nga postimi i mësipërm, dasma e madhe do të ndodhë në një moment të dytë.

Aktorja bëri publike lidhjen me Mark Frrokun në fillim të janarit të vitit 2020, ndërsa në nëntor të 2019-s konfirmoi divorcin me ish-bashkëshortin me të cilin ka edhe një vajzë, Viktorian. Frroku është baba i dy vajzave. Në vitin 2018 ai humbi bashkëshorten si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në moshën 35-vjeçare.

Në fund të janarit të një viti më parë, Rudina foli për planet për martesë. "Për momentin po shijojmë dashurinë. Edhe biznesi na merr kohën e tij, por unë jam e dashuruar me Markun, sigurisht që do martohemi!” tha ajo te “Rudina”.

Në shtator, gjatë pushimeve në Turqi, mori propozimin për martesë në Kapadokia.