Celebrity

Pas akuzave për sulm seksual, reagon Alexander Wang

Shkruar nga Anabel

1 Janar 2021

Pas akuzave për sulm seksual, reagon Alexander Wang

Dizajneri amerikan Alexander Wang, përmes një deklarate zyrtare për mediat që e kanë kontaktuar, mohoi akuzat për sulme seksuale duke i konsideruar si “false në një mënyrë grotekse”.

“Gjatë ditëve të fundit, unë kam marrë akuza të pabaza false në një mënyrë groteske. Këto pretendime janë përforcuar padrejtësisht nga llogaritë e rrjeteve sociale famëkeqe për postime të materialeve shpifëse nga burime të pazbuluara dhe anonime me zero prova për kontrollin e fakteve.”

Viktimat e supozuara të Wang kanë folur përmes disa videove në TikTok, Instagram dhe Twitter, për të treguar me detaje sjelljen e tij. Akuzat variojnë duke thënë se Wang mashtron njerëzit, u jep drogë ose i detyron të dehen në festa. Ka gjithashtu akuza të përsëritura nga disa gra transgjinore, që thonë se Wang i ka detyruar të ekspozojnë organet gjenitale.

Pas akuzave për sulm seksual, reagon Alexander Wang
R Kelly, 2017

Përpos këtyre, Wang u kritikua për faktin që bashkëpunoi në një fushatë të vitit 2017 me R Kelly teksa ai përballej me akuza të shumta për sulme seksuale.

Alexander Wang është një dizajner amerikan, i lindur në San Francisco, Kaliforni, nga dy prindër nga Tajvani. Nga nëntori i vitit 2012 deri në korrik të 2015-s, Wang ishte drejtori artistik i Balenciaga. Në vitin 2005 themeloi markën e tij. Ai njihet për krijimet e frymëzuara nga stili urban dhe përdorimin e ngjyrës së zezë.

Pas akuzave për sulm seksual, reagon Alexander Wang